LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekordmeni Guinnes vendos të largohet nga Shqipëria/ Hyseni: Pashë stadin e Ilir Sulit

2022-09-23 09:00:00, Sociale CNA
Rekordmeni Guinnes vendos të largohet nga Shqipëria/ Hyseni:
Mensur Hyseni, rekordmen

Nuk është rasti i parë që një i ri largohet nga Shqipëria dhe Kosova, por rasti i Mensur Hysenit është edhe më unik. 

I riu nga Presheva është rekordmen Guinnes dhe tashmë ka vendosur të largohet nga vendlindja, pasi edhe pse ka dy rekorde brenda këtij viti, askush nuk e ka vlerësuar. Asgjë nuk e motivon më të qëndrojë këtu. 

Gjatë një interviste ai u shpreh se këtu nuk ka të ardhme, madje krahasoi veten edhe me kampionin Ilirjan Suli, i cili pak kohë më parë u bë viral kur tregoi se në çfarë gjendje është katandisur. 

“Deri para disa muajsh isha i mendimit që duhet të qendrojë në vendlindje, por tani e ndjejë që duhet të largohem. Të bësh diçka për vendin tënd dhe vendi yt të mos asgjë për ty, nuk është mirë. Unë nuk kam marrë asgjë nga ky vend, asnjë vlerësim, as edhe një shkrim.

Në vendin ku unë supozohet që dua të kaloj jetën dhe gruaja ime është profesoresh e sporteve dhe mos të ketë asnjë ditë pune, nuk e di se çfarë do të ketë në të ardhmen për djalin tim.

Çdo sportist kur bën një mund dhe arrin rekordet e veta, i duhet një stimul për rekordet e tjera. Unë kam akoma energji për të arritur një rekord tjetër.

Para disa javësh kam parë kampionin ILir Sulin se çfarë stadi ka. Kjo është e tmerrshme. Preshevës nuk i ka mbetur asnjë mish, vetëm kockë i ka mbet”, u shprej Hyseni./CNA.al

Lajmet e fundit nga