LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e mamasë së këngëtares/ Dy motrat shkuan nuse në një derë, njëra me babain, tjetra me djalin

2023-04-17 21:30:00, Sociale CNA

Historia e mamasë së këngëtares/ Dy motrat shkuan nuse

Nëna e këngëtares Vida Kunora, Maria, ka treguar sot historinë e familjes së saj së madhe prej 27 personash.

Maria tha se ajo dhe motra e saj më e madhe u martuan në të njejtën shtëpi, njëra me babain dhe tjetra me djalin.

Ajo rrëfeu se vjehrri i saj kishte qenë i martuar më parë dhe nusja i kishte ndërruar jetë, duke i lënë një djalë.

Duke dashur një person në krah, ai u martua me motrën e Maries dhe 5 vite më pas kërkoi nuse për djalin në të njejtën shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Znj. Marie: Vetë kam lindur në një familje me 27 veta.

Rudina Magjistari: 27 persona?

Znj. Marie: 27 persona kanë qenë në familjen time. Kemi ngrënë bukë në një sofër, 15 fëmijë bashkë. Në mes të sofrës, se tavolinat atëherë s’kanë ekzistuar, në mes të sofrës ka qenë një sahan. Ai ishte sa një tepsi, 15 fëmijë uleshim të hanim ç’të vihej. Më pas, u ndamë…

Rudina Magjistari: Gjërat ndryshuan po, filloi lëvizja.

Vida Kunora: Mami ka ardhur nuse me xhubletë.

Rudina Magjistari: Ka ardhur nuse me xhubletë?!

Znj. Marie: Jam martuar pa bërë 17 vitet. Në shtëpinë ku kam shkuar për fatin tim të mirë kam patur motrën.

Rudina Magjistari: A e njihje bashkëshortin kur u martove, e kishe parë ndonjëherë më parë?

Znj. Marie: Vetë kam qenë edhe në shtëpinë e tyre se motra ime ishte e martuar.

Vida Kunora: Dy motra kanë qenë në një shtëpi.

Rudina Magjistari: Janë dy motra të martuara në të njëjtën shtëpi? Burrat i bie, çfarë janë me njëri-tjetrin?

Znj. Marie: Burrat i kemi pasur baba dhe djalë. Ai ka qenë i martuar më përpara dhe i ka vdekur gruaja, i ka lënë atë djalë. Kur ka marrë motrën time, 5 vite përpara ka thënë s’e martoj djalin po s’mora për vete sepse normale e ndiente veten më familjar, ishim më të bashkuar, kemi kaluar mirë.

Vjehrri im ka qenë 39 vjeç kur e ka marrë, ajo ka qenë 17 vjeç kur e ka marrë motra ime atë burrë. Njeri i mirë, zotëri, me një djalë.

Rudina Magjistari: Diferencë e madhe ama!

Znj. Marie: 39 me 17.

Rudina Magjistari: Nuk është pak ama. Por ka qenë njeri i mirë.

Znj. Marie: Nuk është pak, por ai ka ditur t’i përshtatet moshës së motrës time, ka kaluar si zonjë. Ajo sot është 85 vjeç, është 5 vjet para meje. Të them të drejtën, ta vendosim diku përpara dikush thotë për mua që kam lindur më përpara.

Vida Kunora: Dhe ka lindur 11 fëmijë, me burrin 40 vjeç./ CNA.al

Lajmet e fundit nga