LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoxhë Mazllami përdhos flamurin shqiptar/ “Është leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja”

2023-04-16 18:14:00, Sociale CNA
Hoxhë Mazllami përdhos flamurin shqiptar/ “Është
Hoxhë Mazllam Mazllami

Hoxha i fshatit Llërcë të Komunës së Zhelinës në Prezren, Mazllam Mazllami, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar zemërim në rrjet.

Mazllami ka përdhosur flamurin kombëtar të Shqipërisë, duke e quajtur arnë dhe leckë.

Ai kërkon që mos ta përdorin si flamurin e mos ta konsiderojnë si të rëndësishëm, pasi shprehet se myslimanët nuk duhet të adhurojnë shqiponja.

“Kjo është arnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, deklaron hoxha.

Videoja e hoxhë Mazllamit është bërë virale, ndërsa ka shkaktuar reagime të shumta për përdhosjen e flamurit kombëtar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga