web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The decision to repeat the elections in the Democratic Party of Korça / The manipulators of the process wake up

2022-06-18 11:24:00, Politikë CNA
The decision to repeat the elections in the Democratic Party of Korça /
Illustrative photo from the election process in the Democratic Party of Korça

The elections for the leadership of the Democratic Party in the Korça branch were manipulated.

It was the candidates who denounced the scandal, as the counts were done secretly and without their presence.

In these conditions, it was decided to cancel and repeat the elections in the Democratic Party of Korça.

Immediately after this decision there were reactions, and from those suspected of being part of this manipulation process.

One of them is the former leader in the structures of the Democratic Party, Korça branch, Mirela Plasa Qeleshi, who has come out against the decision to repeat the elections.

Në fakt Qeleshi është një nga manipulatoret, sepse ka qenë pjesë e komisionit që u mbyll e shpalli fitues kë donin pas pazareve me Edit Harxhin, Flamur Nokën dhe Arben Ristanin.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Qeleshi shkruan me dyshim për shkresën që është vendosur për anulimin e zgjedhjeve.

 

The decision to repeat the elections in the Democratic Party of Korça /
Mirela Plasa Qeleshi

 

“Nuk jam juriste, por mesa shoh nga një shkresë që qarkullon tek anëtarët që nuk fituan për kryesinë Korçë, më lindin disa pyetje që mendoj se e deligjitimojnë shkresën:

Sa e vërtetë dhe zyrtare është kjo shkresë?

Si ka mundësi që shkresa protokollohet dhe vuloset pa firmën e anëtarëve të komisionit?

Shkresen e ka bërë ai që mban vulën?

Kush janë anëtarët e komisionit që votuan pro dhe kundër?

Kane dijeni gjithe anetaret e komisionit per kete shkrese?

Si del nga protokolli dhe qarkullon te personat e interesuar për përsëritjen e procesit  para kohe? ( këta të fundit e fshinë menjëherë nga story, pasi e postuan).

Vetëm publikimi i shkresës pa firmat e anëtarëve të komisionit, përbën skandal”, shkruan ish-drejtuesja në strukturat e PD dega Korçë Mirela Plasa Qeleshi.

Sipas saj, vetëm dërgimi te njerëzit e interesuar, para kohe tregon njëanshmërinë e komisionit që nuk guxon të firmosë (pro ose kundër).

Qeleshi ka akuzuar për këtë skandal siç e quan ajo, deputetët Ervion Salianji dhe Sorina Koti. Ajo shkruan se vetëm atyre iu interesojnë manipulimet, pasi iu kanë rënë kreditet në parti.

“Po, mbi të gjitha mosfirmosja e shkresës e hedh poshtë atë menjëherë. Dhe besoj edhe zyrtarisht ( poste, apo e mail) ka ardhur pa firma…?

Dihet që të interesuarit kryesorë mund të jenë deputetët Salianji ( i dënuar penalisht) dhe Koti ( votuese e vetëm nga PD e eurobondit 750 milion euro). Dhe këtë e bëjnë për t’u fuqizuar te partia, ku u kanë rënë fare kreditet.

Dhe u intereson kjo lojë. Nga ana tjetër këta dy deputetë u duhen atyre lart me patjetër , për të shtuar grupin parlamentar!

Dhe për këto, ata lart, në mungesë të plotë serioziteti guxojnë të bëjnë të tilla hajvanllëqe?

Guxojnë bëjnë shkresa pa firma, po me vulë ? Është totalisht shkelje e gjithë procedurave! Është totalisht njëanshmëri.

Këto sqarime duan të tregojnë seriozitetin e funksionimit të komisioneve lart, interesat e tyre.

Se për përsëritje të procesit , apo jo, nuk jam fare, po fare e interesuar”, përfundon Qeleshi reagimin. /CNA.al 

  





Lajmet e fundit nga