web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varhelyi jep lajmin e mirë: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, gati të zgjerohemi

2023-10-06 10:10:00, Politikë CNA
Varhelyi jep lajmin e mirë: Anëtarësimi i Shqipërisë
Oliver Varhelyi

Të premten në Tiranë po zhvillohet Ministriali i Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit.

Para nisjes së këtij takimi, komisioneri i Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi mori pjesë në Nënshkrimin e memorandumit për ngritjen e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Ai përmendi edhe procesin e negociatave me BE-në ku tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh.

Ai theksoi se që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

"Gjëja e dytë që dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Europës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Europës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe edhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Oliver Varhelyi", u shpreh diplomati i huaj./CNA

 

 





10:49 POLITICS

Besniku i Bashës

Besniku i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka debatuar ...

Lajmet e fundit nga