web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prosecutor's order for the media/DP: Unconstitutional act, journalists should not fall prey to government censorship

2022-09-21 12:53:00, Politikë CNA
Prosecutor's order for the media/DP: Unconstitutional act, journalists
Floriana Garo

Two days ago, the Tirana Prosecutor's Office ordered the media not to publish further the data extracted by the hackers after the cyber attacks.

The Democratic Party has considered this as a police order, while calling on the media not to fall prey to government censorship.

Full statement:

Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerres në treg të të gjithë teë dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të  ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri.

Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës.

Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë.

Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë.

Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i con për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet.

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre;

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale;

Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.

Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë per mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.

Ne jemi në krah të tyre.

U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë.

Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare.

This is not an attempt to protect national security, but to lock with 100 keys the laundry of this government, for which the 30 degrees of Bela's washing machine are not enough to whiten./CNA.al





Lajmet e fundit nga