LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelën Kodin Zgjedhor/ KQZ-KAS: Gjobit 3 kryebashkiakë të PS dhe 7 zyrtarë

2023-03-24 21:44:00, Politikë CNA

Shkelën Kodin Zgjedhor/ KQZ-KAS: Gjobit 3 kryebashkiakë të PS dhe

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që të vendosë masa ndaj tre kryebashkiakëve të vendit pasi konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor.

KQZ njofton se bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, të Përrenjasit Nuri Belba dhe të Librazhdit, Kastriot Gurra.

Gjithashtu shkeljet kanë konstatuar edhe me 7 zyrtarë të bashkive të tjera.

Njoftimi i KQZ:

Komisioneri konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:

1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
8) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë./CNA

Lajmet e fundit nga