
Kryeministri Edi Rama po përdor skandalin McGonigal për të treguar se opozita është një, por edhe për të mbajtur në lojë Enkelejd Alibeajn dhe veglat e tij brenda Partisë Demokratike.
Sot, Rama nuk ka shkuar në Kuvend, nuk ka pranuar interpelancën. Ka lënë ministren e tij Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën të merren me demokratët.
Për çështjen McGonigal, përdori dhe televizionin kombëtar “Top Channel”, nëpërmjet një fotoje abuzive si justifikm se ish-drejtori kundër zbulimit i kishte takuar të gjithë megjithëse gjithë të tjerët ishin pa pushtet dhe pa financa, ndërsa kryeministri është në detyrë bashkë me ministrat e tij dhe qeverinë që nuk i ndalen akuzat për korrupsion.
Por nga ana tjetër, mosvajtja në parlament e kryeministrit dhe këto lojëra kanë sjellë një bashkim të opozitës, ku palët po zihen kush e kush më shumë të marrë protagonizmin për t’u përballur me kryeministrin.
Kërkoi interpelancë Gazment Bardhi, deputetët e Lul Bashës dhe Alibeajt janë bashkuar në foltoren e Kuvendit me deputetë të Berishës dhe Foltores. Të gjithë sot duket se janë një, megjithëse nuk janë të unifikuar përballë Lindita Nikollës për çështjen McGonigal dhe përballë kryeministrit Rama po qëndrojnë në unison.

Kjo lojë po i pëlqen shumë Edi Ramës, më shumë se gjithkujt tjetër, sepse tashmë do të krijojë idenë që opozita është e bashkuar që Alibeaj është kundër tij, që kundër tij janë dhe disa vasalë brenda grupit parlamentar apo jashtë atij të PD-së, që PD është një dhe nuk janë të ndryshëm, por vetëm që disa janë me Saliun dhe disa nuk janë, por janë opozitë dhe Shqipëria ka këtë opozitë përballë shumicës parlamentare të socialistëve dhe Rilindjes.

Në fakt e gjitha duket të jetë një skemë politike që disa nuk po e lexojnë dhe nuk po e kuptojnë. E gjitha po bëhet nga kryeministri Rama që të krijohet një frymë opozitare, që palët janë në rregull e të tjera si këto, ja këta janë bashkë nuk ndryshojnë dhe nesër kur t’i nevojitet pjesën tjetër të grupit parlamentar të PD-së, atë që ai ka në kontroll ta marrë dhe ta futë në drejtimin që atij i duhet, siç veproi, apo siç ka vepruar disa muaj me radhë duke mbajtur të ndarë grupin parlamentar të PD-së.
Demokratët nuk janë të ndarë për shkak të Edi Ramës apo për shkak të Sali Berishës. Demokratët janë të ndarë sepse një pjesë e grupit parlamentar të tyre janë në ortakëri me kryeministrin Rama, marrin tendera dhe janë duke zhvilluar bizneset e tyre.

Kanë punësuar njerëz në administratë sikur të jenë një forcë më vete politike dhe janë të ndarë sepse një pakicë e vogël nuk do të respektojë shumicën brenda PD dhe kjo pakicë është ajo që përdoret nga Rama në parlament.
Shpeshherë kemi parë seanca kur zihen me njëri-tjetrin dhe janë kthyer në qesharakë. Sot po i shkojmë se si Rama i ka bashkuar të gjithë që nesër ta ketë këtë mesazh politik për demokratët, të cilët do fillojnë të besojnë më shumë tek Alibeaj, Gaz Bardhi & CO.
Dhe më pas ata të jenë po të njëjtët që mund të marrin vulën e të drejtojnë PD me argumentin se kanë bërë oponencë ndaj Ramës, kur në fakt janë thjesht dhe vetëm një skenar politik i kryeministrit Rama për t’u keqpërdorur nesër, ashtu siç mund të jetë keqpërdorur dhe McGonigal për të cilin drejtësia amerikane thotë se, ka pasur dhe pagesa të dyshimta, ndërsa për deputetët e PD-së nuk ka më pagesa të dyshimta por gjithçka është e hapur dhe e bëjnë thuajse publikisht./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha pas analizimit të situatës në K...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli rr...
Partia Demokratike ka nisur mbldhjen e firmave për ngritje...
PL MP, Monika Kryemadhi, reacted outside the Assembly hall...
DP MP, Enkelejd Alibeaj, outside the Assembly hall, said t...
Edhe pse foltorja vijon të mbetët e bllokuar për shkak të ...
Socialistët pasi e përjashtuar Berishën e kërkojnë në Kuve...
Gazment Bardhi is excluded from the session. Next.....
Prime Minister Rama has reacted after strong tensions in t...
Deputeti Dashnor Sula ka reaguar menjëherë në Kuvend lidhu...
The PD MPs do not give up and continue to block the floor ...
For the second time, the parliamentary session was interru...
Sessions in the Assembly have resumed after strong tension...
Immediately after the strong tensions in the Parliament, M...
Procesi gjyqësor për ekstradimin e ruses së arrestuar në U...
MP Gazment Bardhi has gone rogue, attacking the MPs in the...
Deputetët e PD vijojnë të mos lejojnë mbajtjen e seancës p...
Përjashtimi i deputetëve të PD-së ka sjellë debate në sean...
20 minutes after the start of the parliamentary session, t...
Former Prime Minister Sali Berisha, who was expelled for 1...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...