web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk na përjashtuat të gjithëve?/ Korreshi: Votimet janë bërë me letra higjenike

2023-02-02 10:51:00, Politikë CNA

Pse nuk na përjashtuat të gjithëve?/ Korreshi: Votimet janë

Përjashtimi i deputetëve të PD-së ka sjellë debate në seancën e sotme parlamentare.

Grupi i Berishës kanë bllokuar foltoren, ndërsa pjesa tjetër nga vendi nuk kanë pranuar të miratojnë procesverbalin e seancës së kaluar.

Deputeti  Saimir Korreshi tha në Kuvend se votimi në seancën e javës së kaluar nuk është bërë sipas procedurës, pasi duhej votuar në mënyrë elektronike dhe jo me kartonë.

“Lidhur me procedurën në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur që çdo votim të jetë elektronik, votimet janë bërë më kartonë a letra higjienikë. Duhet të anulohet gjithë procedura. Komisioni etikës ka vendosur përjashtim e deputetëve. Të gjithë ishim në Kuvend, pse nuk na përjashtuat të gjithëve. Keni ligjëruar fjalën palaço në komision të etikës. Ku është ai palaço të vijë të na japë llogari. Me atë që keni bërë në komisionin e etikës ai meriton të quhet një palaço cirku”, ka thënë Korreshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga