web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta “lë në baltë” Berishën/ “Kyç gojën” për ambasadoren Yuri Kim

2023-02-01 14:30:00, Politikë CNA

Meta “lë në baltë” Berishën/ “Kyç

Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, kreu i PL-së, Ilir Meta, “kyçi gojën” teksa u pyet lidhur me heshtjen e ambasadores Yuri Kim për skandalin “McGonigal”.

Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, që ambasadoren amerikane e quajti McGonigal me fustan

Meta përshëndeti vendimin e shumicës në Kongresin e SHBA që çështja të hetohet në mënyrë të plotë, e ndërsa lidhur me pyetjen në fjalë u shpreh se nuk ka arsye të merret me këto komente.

“Nuk kam asnjë arsye që të merrem me këto komente por përshëndes edhe njëherë vendimin e shumicës në Kongresin e SHBA-së për të hetuar këtë çështje në mënyrë të plotë dhe kjo është shumë e rëndësishme, dhe nuk është si palo-parlamenti i 25 prillit ku me një të rënë të lapsit kryetarja e Kuvendit miraton një kërkesë absolute dhe staliniste për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar të PD”- tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga