“Hajduti bërtet kapeni hajdutin”/ Meta i bllokut të zi, i shqetësuar për korrupsionin
Kreu i PL-së, Ilir Meta është shfaqur sot i shqetësuar duk...

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave, e ndërsa janë njoftuar edhe vendimet e marra.
Nga hapja e basteve, fondi e mbështetja për emergjencat civile, lëvizja e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, e tek aksioni i kamerave, ishin çështjet e prekura nga ministrat përkatës gjatë konferencës të mbajtur ditën e sotme.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se asnjë pikë e basteve online nuk do jetë në territor.
Më tej Ibrahimaj u shpreh se bastet do të funksionojnë vetëm online. E pyetur lidhur me arrestimin e zyrtarit Arlind Gjokutaj, i cili përfundoi në pranga për shpërdorim detyre, Ibrahimaj tha se për këtë çështje presim të vendose drejtësia dhe se nuk bëhet as gjyqtare e as prokurore.

"Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh. Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga informaliteti. Ne kemi pasur një qëndrim për cështjet në hetim. Nuk bëhem gjyqtare as prokurore ja kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se si funksionion. Do presim si do dhprehet drejtësia dhe do u bëjëmë me dije.”- tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar miratimin e projektit që lidhet me mbështetjen për emergjencat civile. Peleshi njoftoi se ky do të jetë një vit i rëndësishëm dhe se bëhet fjalë për një fond prej 2 milionë dollarësh. Më tej ai shtoi se gjatë këtij viti do jetësohet financimi i qeverisë italiane për të mbështetur plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin për përballimin e emergjencave civile, i cili do të jetë 30 milionë euro.
“Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekës e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për emergjencat civile në gjithë vendin. Ky do jetë vit i rëndësishëm për emergjencat civile. Këtë vit do jetësohet financimi i qeverisë italiane prej 30 milionë eurosh, që do të mbështesë plotësisht bashkitë dhe gjithë sistemin nga niveli vendor deri tek ai qëndror për përballimin e emergjencave civile”, tha Peleshi.
Ndërsa ministri Bledi Çuçi njoftoi gjatë konferencës së Këshillit të Ministrave dy vendimet e fundit që janë marrë. Ministri njoftoi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë identiteti për të lëvizur. E ndërsa vendimi i dytë ka të bëje me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave, gjë e cila pritet të sjellë krijimin e informacioneve ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre.

Çuçi më tej reagoi edhe lidhur me aksionin e çmontimit të kamerave, teksa u shpreh se ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Ministri lëshoi një mesazh drejt krimit ku u shpreh se s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.
“Janë marrë dy vendime, për rritjen e sigurisë në rajon dhe krijimin e lehtësirave të lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Me hyrjen në fuqi të vendimit, të gjithë shtetasit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë në Shqipëri vetëm me dokumentin e identitetit. Kjo është në frymën e nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Sa I përket sigurisë, ka të bëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut të task forcave. Kjo na sjell akoma më afër me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut, vetëm vitin që kaloi kemi pasur 20 të tilla, me Maqedoninë e Veriut krijojmë informacione ligjore për bashkëpunime të kësaj natyre. Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi, se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lëmë në këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.”tha Çuçi./CNA.al
Kreu i PL-së, Ilir Meta është shfaqur sot i shqetësuar duk...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has warned...
Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk e ka kursyer ambasadoren am...
"Rama had another goal, to take hostage, as he did, the fo...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, continued ...
The head of PAA, Agron Duka, while speaking about the May ...
In tomorrow's plenary session, Prime Minister Edi Rama wil...
Themeluesi dhe ish- koordinatori i Bindjes Demokratike, As...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Who will be registered in the CEC for the May 14 elections...
The May 14 elections have set the Election Centers Commiss...
Themeluesi dhe ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
The head of the DP, Sali Berisha, in a press release annou...
PL deputy, Petrit Vasili, who is in the Kuvedn with 362 vo...
Invited to "Noë with Erla Mëhillin", the deputy of the Dem...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpr...
Deputy Gazment Bardhi has taken steps back and extended hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar d...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sër...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur m...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...