web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehu: Fjali i Ramës ishte pocaqi/

2022-10-20 10:19:00, Politikë CNA

Shehu: Fjali i Ramës ishte pocaqi/

Kuvendi i sotëm ka nisur me përplasje. 

Deputeti Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në KiE, ishte "pocaqi", si dhe tha se ai fjalim ka dëmtuar Kosovën. 

Deputeti i PS, Taulant Balla mori fjalën dhe iu kundërpërgjigj Shehut, pasi kryeministri vetë ndodhet në konferencën ndërkombëtare në kuadër të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. 

Pjesë nga debati:

Shehu: Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë.

Balla: Kush është fjalimi Pocaqi? Të ç’bëjmë atë që keni bërë ju me në krye Sali Berishën? Të pastrojmë imazhin e copëtuar të Shqipërisë se në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse që në 2008. Është faji juaj që kur u depozitua rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Marty dhe e miratuat në OKB. Turp nuk keni?! Si keni guxim?!

Si ka mundësi që merrni guximin të bëni këtë kur duhet të kërkoni falje? Është fakt që PD në pushtet bashkë me LSI e Ilir Metës në koalicion, në vitin 2011, 4 ditë pasi vratë popullin opozitar në shesh, vratë një rezolutë. E turpshme. Si ka mundësi që PD ende nuk sqaron këtë rrjedhë logjike? Duhet të dish, nuk ka Kuvendi i Shqipërisë asnjë detyrë tjetër sesa të çbëjë atë tradhti që i ke bërë ti, por ishte vetëm në 2009 se të hoqën, por Saliu në radhë të parë. Thirre, shko zgjoje nga gjumi, të vijë këtu e të japë llogari se si një rezolutë të inicuar në Moskë, PD, qeveria shqiptare e drejtuar nga PD as nuk e ka kundërshtuar. Përkundrazi, për turpin tuaj historik e keni votuar.

Dua t’ju them që Kuvendi është investuar në një prej dokumenteve më të rëndësishëm dhe gjej rastin të falenderoj kolegët e PD që e mbështeten dhe ti bëj apel të gjithëve që në të gjitha delegacionet parlamentare. Fjalimi i Ramës ishte gjëja e duhur në vendin e duhur se Shqipëria nuk është më vend i dorës së dytë. Të fokusohemi tek rezoluta që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpres dhe angazhimin e kolegëve të opozitës./CNA.al





Lajmet e fundit nga