The government comes with the "Big Package" for 1 million individuals/ Berisha: An electoral pill
The head of the DP, Sali Berisha, has commented on the...

Gjatë vitit 2022 ka patur shumë seanca në parlament që kanë zgjatur me orë të tëra, të shoqëruara me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Një prej tyre ishte ajo për projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit.
Seanca zgjati më shumë se 12 orë dhe u shoqërua me debate mes deputetëve, por në fund u miratua me 94 vota pro dhe 1 abstenim.
Miratimi i projektligjit u abstenua vetëm nga një deputet, ndërsa nuk u dha asnjë votë kundër, ndonëse në seancë plenare nuk votuan 45 deputetë.
Projektligji erdhi pas kërkesës së Autoritetit për Informin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pasi doli dosja se një person me iniciale I.M. rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
Por ky projektligj ishte vetëm një nga temat që krijoi debate të forta dhe të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.
Një tjetër seancë maratonë ishte ajo për Projektin e Portit të Durrësit.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimin e Portit Turistik që do të kushtojë 2.1 miliardë euro.
Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, por kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajtën një "marrëveshje që do t'i sjellë vendit një bum ekonomik"
Debatet në Kuvend kanë qenë të ashpra dhe shpesh të shoqëruara me akuza e kundërakuza, me replika e kundëreplika.
Protagoniste në 10 orët e diskutimeve ishte zv.kryeministrja Balluku, e cila është përplasur me pothuajse të gjithë deputetët më të ashpër të opozitës, si nga krahu i Berishës ashtu edhe nga ai i Alibeajt.
E përforcuar me shumë argumente teknike lidhur me projektin, edhe për shkak edhe të rolit të saj si propozuese e këtij projekti, Balluku i është përgjigjur debatit në të gjitha nivelet, madje edhe në atë familjar, ku sërish nuk kanë munguar replikat, veçanërisht me deputetin Edmond Spaho.
Porti i ri turistik i Durrësit, theksoi Balluku nga foltorja e Kuvendit, është investimi më i madh në Shqipëri që do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë e vendit, por edhe të rajonit. Parashikohet të hapen 12 mijë vende të reja pune dhe do të jenë mbi 1.3 miliardë euro të ardhura në buxhetin e shtetit në 20 vitet e ardhshme.
Ndryshe nga sa është akuzuar nga opozita, zëvendëskryeministrja siguroi se e gjithë zona ku do të shtrihet projekti do të jetë e hapur dhe e aksesueshme nga cilido qytetar e vizitor dhe se do edhe një hapësirë prej 700 metrash plazh publik.
Një investim që do të ndryshoj faqen e Durrësit dhe të gjithë vendit, por njëkohësisht do ta bëjë qytetin e Durrësit me dy porte.Një tjetër seancë maratonë ishte për Buxhetin e Vitit 2023.
Projektbuxheti është miratuar me 76 vota pro, 40 deputetë kanë votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim. Seanca e Kuvendit ka zgjatur dy ditë. Gjatë këtyre dy ditëve ka pasur përplasje dhe debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Qeveria shprehej se ky buxhet është parashikuar që të ndihmojë familjet në nevojë si dhe premtuan se do të ketë rritje pagash në fillim të vitit të ardhshëm në disa sektorë, duke nisur me policët, mësuesit, zjarrfikësit. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar duke u shprehur se qeveria ka hartuar një buxhet që nuk favorizon aspak qytetarët, por oligarkët./CNA.al
The head of the DP, Sali Berisha, has commented on the...
The Deputy Prime Minister and the Minister of Infrastr...
The Deputy President of the Supreme Court, Sokol Sadus...
The Vice President of the Supreme Court, Sokol Sadushi...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
The PD candidate for the municipality of Tirana, Belin...
Shqiptarët që janë dënuar nga drejtësia britanike do t...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has commented a...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën “arrest me burg” për 39-...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has held a conv...
Kanë mbetur më pak se 48 orë nga nata e ndërrimit të v...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Një ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Resta...
Prime Minister Edi Rama announced that 695,000 pension...
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, e njohur për skan...
“Dashuria” e biznesmenit dhe pronarit të disa mediave ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ironizuar ...
Criminalistics expert Ervin Karamuço has warned citize...
Director Hervin Çuli has spoken about the "Big Brother...
The director Hervin Çuli responded today to the actor ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
The Police Supervision Agency has seized the service weapo...
A serious incident occurred in Lushnje, where citizen IY, ...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Iran is adapting and enhancing the capabilities of its bal...
Serbia's Minister of State Administration and Local Self-G...
Kazakh President Kassym-Jomart Tokayev shared some critici...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...