
Ervin Salianji duket se nuk i ka gjetur dot 3 firmat që i mungonin për të bërë të mundur shkarkimin e Enkelejd Alibeajt.
Ka marrë një kthesë të vogël duke deklaruar se “nuk e ka me nxitim”, por do shqyrtojë çdo opsion i mundshëm që çon drejt bashkimit të demokratëve.
Edhe pse tha se 60% e deputetëve e mbështesin atë, Salianji nuk bëri publik emrat e 60 përqindshit. Salianji shtoi se të gjitha opsionet për bashkim janë në tryezë për diskutim.
Ai u shpreh i gatshëm edhe të heqë dorë nga mandati i tij si deputet në emër të bashkimit, por asnjeri nuk e sheh sesi mandati i Salianjit qenka vendimtar për këtë. Si duket Salianji sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin. Mbase edhe dëgjon zëra që të tjerët nuk i dëgjojnë!

"Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. Jo vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krize, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është i mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar i grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai.
Gjasat që Salianji sheh e dëgjon ca gjëra që janë të ndryshme nga ato që dëgjojnë e shohin gjith dynjaja forcohet edhe nga bindja që shfaq Salianji se përshembull edhe gjyqin e Babales e ka fituar.
Salianji është në Apel nën akuzën e “kallëzimit të rremë” për dosjen “Babale”.
Dënimin me burg Salianji nuk e njeh si humbje e as si një pengesë, por e ka cilësuar si medalje për luftën opozitare.
“Gjyqin e kam një medalje në luftën opozitare, nuk kam humbur asnjë nga 600 gjyqe”, tha Salianji.
Nëse besojmë ato që thotë Salianji, atëherë Enkeleid Alibeaj qenka tërhequr nga përjashtimi i 4 deputetëve./ CNA.al
During his speech in the Parliament, the chairman of the D...
Just a few minutes after the parliamentary session started...
The deputy of the Democratic Party, Luciano Boçi, has star...
Deputy Ervin Salianji, who is otherwise known as "Baba...
At the beginning of the new parliamentary session, Taulant...
Që prej fillimit të legjislaturës 2021-2025 Instituti i St...
Nuk dihet kush i ka mbushur mendjen Korreshit që di të bëj...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, re...
Gëzim Ademaj is expected to become part of the Assembly, a...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has st...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, at the...
President Bajram Begaj has recently returned to the Assemb...
The People's Advocate failed to be elected last year in th...
The draft law on fiscal amnesty will be finalized this yea...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zbar...
Prime Minister Edi Rama, at the same time the head of the ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupi parlamentar të PS-...
Sot fillon punimet seanca plenare e sesionit X. Në rendin...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka komentuar zhvillimet në ka...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shigjetuar op...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...