web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti për mediet/ Berisha: Sipas Ramës, gazeta e Ymer Çorapes, pro PD-së

2026-06-16 12:55:00, Politikë CNA

Raporti për mediet/ Berisha: Sipas Ramës, gazeta e Ymer

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp është ndalur te raporti për mediet i bërë nga inteligjenca artificiale ku thuhet se në medie dominonin lajmet për opozitën.

Raport për të cilin, Berisha tha se është bërë nga “Diella” e Ramës.

Referuar këtij studimi, Berisha tha se në vend të parë qëndronte protali Balkan Web, për të cilin tha se kjo medie është e para për lajmet e opozitës pasi “birësuan” Ervin Salianjin dhe raporti Salianjin e quan të PD-së.

Më pas, tha Berisha, vjen aleati i madh i qeverisë, Ymer Çorapja, referuar Mero Bazes. Kryedemokrati tha se sipas Ramës, gazeta e Ymer Çorapes, siç i referohet ai është kapur nga PD, ndërkohë që kjo medie ka 2 apo 3 artikuj për Berishën.

 

 

“Kapja e medieve ka treguesit e vet dhe nuk ka media më të kapura në Evropë se mediat private në Shqipëri, nuk po flas për shtetëroren po e po, të cilat marrin titullin e investitorit strategjik, të cilat marrin dhurata 4500 katrorë tokë në mes të Tiranës, e lënë për gjimnaz. Raportet e pavarura dhe të vërteta që kanë studiuar kapjen e medieve, kanë treguar se ato në 90-93 përqind të tyre në lajme dhe editoriale kontrollohen nga qeveria dhe janë për qeverinë. Por tani, le të ndalemi pak tek studimi i Diellës që i referohet Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një metodë, e cilat quhet metoda e studimit të zërit, të përmendjeve, pra sa herë përmendet kjo apo ajo parti, personalitet apo çfarëdo qoftë tjetër në raport me tjetrin. Pra, nuk ka asnjë lidhje me kapjen. Ka thjesht përmendjen, pra kush përmendet. Pra sa përmendesh në lajme, në editoriale. Kampion është Balkanëebi pas birësimit të Ervin Salianjit, se Salianjin e kanë futur dhe ia quajnë PD-së.  Pastaj vjen Ymer Çorapja, aleati i madh, i cili ka në çdo numër të portalit minimumi 2 apo 3 artikuj për Sali Berishën.

Shikoni se çfarë mashtruesi ordiner, t’i thuash çdo gjë, por nuk po prish gojën time.

Pra vjen gazeta e Ymer Çorapes, pro PD-së. E kapur nga PD sipas Edi Ramës.

Pjesë e shpifjeve dhe trillimeve monstruoze ndaj saj, vlerësohen nga Edi Rama si media pro-opozitare me në krye Ymer Bazen, Karlo Bolinon”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga