LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Ramës për çmimin e energjisë/ Tabaku: Ndihet i sigurtë pasi kaloi zgjedhjet

2023-05-25 16:28:00, Politikë CNA

Deklaratat e Ramës për çmimin e energjisë/ Tabaku: Ndihet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend se mund të rritet sërish çmimi i energjisë eleketrike.

Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale është shprehur se pasi kryeministri kaloi zgjedhjet tashmë ndihet i sigurtë për të rritur sërish çmimin e energjisë.

Deputetja theksoi s teksa të gjithë po flasin për një ulje të çmimit të energjisë, qeveria flet për rritje të saj.

KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga