web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama merr nga sheshi në shesh nëpunësit e tij me autobusë”/ Berisha, thirrje qytetarëve

2025-05-05 20:14:00, Politikë CNA

“Rama merr nga sheshi në shesh nëpunësit e tij me

Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi përmbyllës elektoral në Dibër ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po merr nëpunësit e tij nga sheshi në shesh me autobusë, dhe përdor teza bajate dhe humor banal për të mos u përballur me vjedhjet që ka bërë.

Lideri i opozitës u ka bërë thirrje qytetarëve dibranë që në 11 Maj të ndëshkojnë Pashiqin e shqiptarëve, Edi Ramën.

“I bëj thirrje çdo dibrani dhe dibraneje, me 11 maj të ndëshkojë Pashiqin e shqiptarëve. Shqipëria nuk ka parti, kombi nuk ka parti, është jeta ekzistenca e shqiptarëve.

Në 11 maj çdo shqiptar do duhet të votojë për Shqipërinë. Edi Rama në një akt të turpshëm kalon nga një shesh në sheshin tjetër me nënpunësit e tij që i merr me autobusë me teza bajate dhe humor banal me një qëllim të vetëm që të mos përballet me ju dhe të fsheh vjedhjet që ka bërë.

Ju them unë ju o miq. Në vitin 91 në parlamentin shqiptar një deputet i Dibrës i Partisë së Punës u ngrit dhe tha ku ta dija unë se kishte 3 dynym qilima Enver Hoxha në shtëpinë e tij. Edi Rama e ka shtëpinë dy herë më të madhe se Enver Hoxha, e ka të regjistruar në emër të tij, Enver Hoxha jo. Edi Rama ka një oborr 8,800 metra. Miq nuk duhet të ketë parti që të vë perden para syve”, tha Berisha./ CNA   





Lajmet e fundit nga