web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse jo në Serbi?/ Presidenti i KE tregon pse u zhvillua në Tiranë samiti i BE

2022-12-06 16:36:00, Politikë CNA

Gjatë konferencës me liderat e BE, gazetarët kanë pyetur pse u zgjodh Tirana për zhvillimin e samitit dhe jo Serbia.

“Pse u zgjodh Tirana për zhvillimin e këtij samiti, ngaqe shqiptarët janë mikpritës apo se Serbët janë populli që e duan më shumë Rusinë?’

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se Tirana dukej vendi i duhur për zhvillimin e këtij samiti. Ai gjithashtu falenderoi kryeministrin Rama për organizimin të cilin e quajti mbresëlënës.

“Sepse para disa javësh u propozua që ky samit të bëhej këtu deri në fund të vitit. Dhe para se të vendosej, Tirana dukej si vendi i duhur dhe dua t’ju falendroj ju zoti kryeministër sepse ishte mbreslënëse mënyra sesi u oragnizua në kaq pak kohë”, tha Michel./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga