web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Problematika me zarfet e votimit/ Celibashi thirrje emigrantëve: Kontaktoni me shërbimin DHL

2025-05-07 09:34:00, Politikë CNA

Problematika me zarfet e votimit/ Celibashi thirrje emigrantëve: Kontaktoni

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Kafe shqeto” në Syri TV ka folur për procesin e votimit të diasporës.

Celibashi tha se rreth 11 mijë fleta nuk kanë shkuar te votuesit pasi ata kanë deklaruar të dhënat gabim.

Këtyre zgjedhësve Celibashi u bëri thirrje të kontaktojnë me zyrat qendrore të DHL dhe të tërheqin zarfet e votimit.

 

144 783 fletë votimi të mbërritura, akoma nuk kanë ardhur rreth 100 mijë. Rreth 11 mijë kanë probleme me adresat apo numrat e telefonit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që nuk u ka vajtur mesazh nga DHL të kontaktojnë me shërbimin qendror të DHL. Numërimi fillon pas orës 19:00 të datës 11 maj. Komisionerët janë gati. Rreth 1400 vota të pavlefshme, do i propozojmë komisionit që t’i rivlerësojë. Nuk merr guximin askush në KQZ të angazhohet në mbështetje të dikujt”, tha Celibashi./ CNA





Lajmet e fundit nga