web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Porti i Durrësit/ Rrëzohet kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor  

2023-04-13 10:50:00, Politikë CNA

Porti i Durrësit/ Rrëzohet kërkesa e opozitës për

Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit është rrëzuar në Konferencën  e Kryetarëve.

Deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuan me 6 Prill në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.

Konkretisht ishin Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi ata që dorëzuan kërkesën, ku u shprehën se ky projekt është një aferë që po zhduk Portin.

Ndër të tjera ravijëzuan se kanë marrë firmat e 35 deputetëve, duke plotësuar kështu firmat e nevojshme për ngritjen e komisionit hetimor.





Lajmet e fundit nga