Erion Veliaj's shadows in protest
Veliaj through Arta Dade rejects Edi Rama'...
Veliaj through Arta Dade rejects Edi Rama'...

Për Partinë Demokratike, viti 2025 ishte i vështirë, i karakterizuar nga rezultati në zgjedhjet parlamentare dhe akuzat e shumta ndaj qeverisë dhe drejtësisë.
Fillimin e vitit, PD e nisi me një protestë në 8 shkurt para Kryeministrisë, ku u bllokuan disa nga rrugët kryesore të qytetit për orë të caktuara gjatë protestës.

Partia Socialiste, nën udhëheqjen e Edi Ramës, kishte shumicën dhe nisi përgatitjet për buxhetin dhe agjendën e legjislacionit të vitit, ndërsa opozita ishte në pozicion kritik kundër shumicës.
PD dhe deputetë të tjerë opozitarë akuzuan shumicën për mënyrën si po trajtoheshin çështjet e rëndësishme, duke e cilësuar si një ngutshmëri të njëanshme dhe pa konsultime të duhura me opozitën në Kuvend.
Sidoqoftë, shumica socialiste shpesh rrëzonte amendamentet dhe propozimet e opozitës, duke miratuar vendimet me shumicë votash, gjë që krijoi pakënaqësi brenda radhëve opozitare.

Më tej, Partia Demokratike përqendroi aktivitetin e saj opozitar te përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PD filloi fushatën e brendshme për listat e kandidatëve, duke zhvilluar debate brenda partisë mbi strategjinë dhe zgjedhjen e figurave më të besueshme për të përfaqësuar opozitën në çdo qark. Nga radhët e PD-së pati pakënaqësi dhe largime pas vendosjes në lista të hapura më të votuarit e primareve.
PD zhvilloi takime me qytetarët në qarqe të ndryshme, nga veriu në jug dhe intensifikoi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Aktiviteti kombinoi mobilizimin e bazës, takimet me qytetarët dhe aksionin parlamentar.
Pavarësisht se morën strategun e fushtës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita nuk prodhoi fitore për demokratët.

Në zgjedhjet e 11 majit, PD mori një rezultat thellësisht të dobët, krahasuar edhe me zgjedhjet e mëparshme dhe shënoi humbjen e thellë të pozicioneve parlamentare, rezultati më i keq në dekada për PD-në.
Partia Demokratike kontestoi rezultatet dhe theksoi parregullsitë në procesin zgjedhor, duke kërkuar përgjegjësi politike nga qeveria dhe transparencë në administrimin e votave. Sali Berisha deklaroi se PD nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe e cilësoi procesin si “farsë elektorale” dhe manipulim masiv.

Gjatë korrikut dhe gushtit 2025, pavarësisht se Kuvendi kishte periudhën e ndërprerjes, Berisha vijoi konferencat me gazetarët duke denoncuar atë që ai e quajti 'farsë zgjedhore'. Gjatë shtatorit, PD u rikthye në kuvend me të njëjtat ide për farsën elektorale dhe akuzat ndaj qeverisë.
Berisha, i akuzuar për çështjen 'Partizani', vijoi me shënjestrimin e drejtësisë. Në çdo dalje nga SPAK-u, Berisha vijoi sulmet ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, dhe akuzoi qeverinë për kapje të drejtësisë.

Në nëntor, PD nisi foltoret e përjavshme para Kryeministrisë, me kërkesë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama. Prej disa javësh, opozita protestoi duke akuzuar qeverinë për votimin e disa ligjeve pa konsensus me opozitën.
Pasi doli nga qelia, Ervin Salianji kërkoi në nëntor që të "vlerësohej" për burgun që bëri me një post në PD, por u përball me zhgënjim, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk i ndryshoi postet e demokratëve.
Në këto kushte, Salianji zgjodhi të mbante foltore paralele me ato të Berishës dhe PD-së zyrtare, duke synuar përçarje brenda partisë, njësoj si ish-kryetari i tij, Lulzim Basha. Me këtë lëvizje, Salianji nuk mundi të mbledhë mbështetës të shumtë pas vetes. Lëvizja e tij u duk si një shërbim ndaj qeverisë Rama, për ta mbajtur sa më gjatë në pushtet.

Në dhjetor, Kuvendi u shndërrua në një arenë debati të fortë, ku opozita kërkoi transparencë, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit nga mazhoranca.
Aksioni opozitar u kulmua me protestën Kombëtare të 22 dhjetorit, ku PD paralajmëroi të tjera protesta në vijim, si dhe artikuloi kërkesat e kahershme, largimin e Ramës, qeverinë teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Partia Demokratike, pavarësisht debateve, akuzave dhe protestave nuk arriti të rrëzonte qeverinë. Mbetet për t'u parë se çfarë do të prodhojë viti 2026 për partinë më të madhe opozitare dhe nëse synimet e saj do të arrijnë të konkretizohen./CNA
Shkrimtarja e njohur Lea Ypi, veç rrugëtimit në fushën e l...
The leader of the PL, Ilir Meta, has wished Albanians a Ha...
The Chairman of the Socialist Party Parliamentary Group, T...
Prime Minister Edi Rama addressed citizens with a message ...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has co...
Through a Council of Ministers (VKM), the Albanian Governm...
Former Minister of Finance, Arben Malaj, has shared a dire...
In accordance with Article 100 of the Constitution, Articl...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka ndarë sot një ...
The President of the Republic, Bajram Begaj, received toda...
The Mayor of Maliq, Gëzim Topçiu, shared a New Year's gree...
Prime Minister Edi Rama, at the press conference, was also...
Prime Minister Edi Rama, at the traditional press conferen...
Prime Minister Edi Rama was asked by journalists about the...
Prime Minister Edi Rama was also asked about the issue of ...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, is holdi...
Prime Minister Edi Rama, answering questions during the ye...
Prime Minister Edi Rama was asked at today's press confere...
Prime Minister Edi Rama was asked at the end-of-year confe...
Prime Minister Edi Rama, while answering questions from jo...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...