web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pak para përfundimit të procesit/ Zbulohet sa demokratë kanë votuar në primare

2022-12-04 17:22:00, Politikë CNA

Pak para përfundimit të procesit/ Zbulohet sa demokratë kanë

42,365 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë votuar për Primaret e PD-së deri në orën 15:00.

Lajmin e bëri të ditur anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, i cili informoi qytetarët për zgjedhjet me anë të një deklarate për mediat nga selia blu.

Bozdo tha se pjesëmarrja ka qenë mjaft e mirë, ndërsa bëri edhe një thirrje për demokratët.

“Sot kemi pasur një ditë të mirë, bëjmë thirrje dhe njëherë për të votuar. Bëj thirrje për protestën e 6 dhjetorit, të ketë një pjesë marrje sa më të madhe si sot në votime. Anëtarësia dhe simpatizantët po ushtrojnë të drejtën e tyre.

Besoj se shumë më interesante do jetë fakti sa do shkojë pjesëmarrja deri në fund, do bëjmë dhe diferencat mes anëtarëve e simpatizantëve. Të gjitha degët e Bashkisë Tiranë, 16 degët do numërohen në mënyrë transparente në prani të të interesuarve.

Do i shkojmë transparencës së procesit deri në fund. Vota e anëtarëve e simpatizantëve të PD ashtu siç jepet ashtu do të lexohet.

PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Ka ende njerëz në radhë për të votuar. Do pritet edhe votuesi i fundit. Jemi ende herët”, tha Bozdo./ B.A. - CNA.al

Pak para përfundimit të procesit/ Zbulohet sa demokratë kanë





16:48 POLITICS

Shembja e

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka “vajtuar” ng...

Lajmet e fundit nga