web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për mashtrim/ Rama merr

2022-12-04 11:40:00, Politikë CNA

I shpallur në kërkim për mashtrim/ Rama merr

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me Amant Jofisi, ish-zyrtari i cili ka qënë pjesë e grupit që mashtruan 24 miliardë euro përmes Call Centerave.

Kreu i qeverisë përdori kartën “e shpalljes në kërkim”, duke u shprehur se nëse ky personazh do të kishte mburojën e qeverisë nuk do të ishte në kërkim nga drejtësia.

 “Qeveria nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk i bëhet mburojë askujt, cilitdo qoftë. Këto spekulime të natyrës që një ish zyrtar etj, janë pa vlerë. Ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe është një proces që nuk është bërë nga organet ligjzbatuese spanjolle në mënyrë të pavarur, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tona dhe me të tjera të përfshira. Nuk kanë asnjë rast për askënd për asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Sa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, kjo është pjesë e valles së madhe të shpatave që zhvillohet në politikë dhe këtë e them me bindje, ndonëse im vëlla është adult. Nëse do kishte pasur mburojë shtetërore, s’do ishte në kërkim”, tha Rama.

 





Lajmet e fundit nga