Conflict with weapons in Kurbin DP/ The two candidates are excluded
The two candidates for Kurbini Municipality, Alfred Dajçi ...

Kjo kohë politike është një kohë, e cila pritet të sqarojë gjithçka.
Çështja e këtyre ditëve qëndron vetëm te një pikë: protesta e Saliut kundër Bashkimit Evropian.
Një skifo politike është kjo, nga ato lloj skifosh, që, në fakt, e kanë si natyrë vetëm të tremburit e dëshpëruar që shpresën e kanë te kundërshtarët e Perëndimit.
I.Protesta e organizuar për në Tiranë në datën 6 dhjetor, kur Tirana duhej të ishte në festë, sepse Bashkimi Evropian ndodhet me samit në Tiranë, është kundër interesit të Shqipërisë.
Kush po e organizon këtë protestë?
Me një arsye të thjeshtë politike këtë po e kërkon ajo fuqi kundërshtare e Shqipërisë që ndërkohë është e shqetësuar nga vlerësimi i madh që po merr Shqipëria nga Bashkimi Evropian.
Kush mund të jetë kjo?
Është Rusia, e pas saj edhe Beogradi, kuptohet, sepse këta ndërkohë janë shprehur me tension kundër samitit të Tiranës.
Por, gjithashtu, nga sjellja kuptohet se shumë i shqetësuar është edhe korrupsioni i lartë i Shqipërisë.
Domethënë që ky korrupsion është në të njëjtin shqetësim me Rusinë, dhe gjithçka tani është e kuptueshme.
Atëherë?
Kuptohet që, halli i Rusisë është edhe halli i Saliut e co.
II. Cili është objekti i vërtetë i kësaj proteste të pritshme?
E turpshme është kjo lloj politike, por të gjithë po tallen me Saliun që ka frikë dhe nuk e shpreh dot qëllimin e tij në atë protestë.
Saliu ka frikë të thotë që ai vetë është kundër Bashkimit Evropian, por po na thotë se gjithçka që ai po bën me atë protestë, është kundër Ramës.
Po, ku hyn Rama në samitin evropian të Tiranës, përveçse si një mikpritës dhe një pjesëtar i samitit?
III. Saliu kujton se, një gënjeshtër fshehëse-qëllimi me mendjen e një 13 vjeçari, do të bindë shqiptarët se ?y nuk është kundër Bashkimit Evropian. Por, në anën tjetër, a e bind dot Saliu edhe politikën e lartë perëndimore?
Por, çfarë po na thotë Saliu?
Po na thotë se ai po rreket të bindë Bashkimin Evropian që Rama është pushtues i Shqipërisë. Por, politika e lartë dhe evropianët me eksperiencën e tyre, këtë e marrin si një shqetësim psikik të një mendjeje të sëmurë. Kjo sepse, pasi ka dalë nongrata në Amerikë, Saliut, çdo shqetësim mendor i vjen nga ideja fikse se ai mund të jetë edhe nën akuzë.
Por, çfarë mendohet sak, për atë që mund të ndodhë në datën 6 dhjetor në Tiranë?
Asgjë nuk mendohet të ketë; madje edhe tubimi protestues i Saliut do të jetë mëse qesharak, sepse nuk ka objekt përse po proteston. Në fakt, objekti i fshehur i një proteste, tulat protestën, se në thelbin e një logjike të pastër, fshehja e objektit të një akti, është vjedhje.
Kurse, ndërkohë opozitës nuk i është dhënë leje që tubumi i saj protestues të mbahet përpara kryeministrisë, por në Sheshin Skënderbe. Dhe është e arsyeshme, sepse, në një kohë terrori ndërkombëtar, siguria e qeverive perëndimore nuk mund të cenohet nga një lojë fëmijësh që kuptohet se është e kurdisur nga Rusia.
Dhe pikërisht për këtë, Ministria e Brendshme ka vendosur të përdorë edhe mjete të blinduara.
Kjo tregon që shërbimet partnere kanë të dhëna për ndonjë skemë dhune.
Gjithsesi, masat mbrojtëse do të jenë shumë të rrepta, por duhet theksuar se këto masa janë domosdoshmëri kudo ku do të mblidhej një samit i Bashkimit Evropian, dhe nuk janë veçanërisht për Shqipërinë. Kurse Saliut, pikërisht për këtë, nuk ka gjasë që t'i feksë ajo që ka në kokë të bëjë.
Dje ai foli i trembur kur i tha opinionit se, kundër tubimit të tij protestues në Tiranë, do të përdoren mjete të blinduara.
Por, në anën tjetër, nëse vërtet do të identifikohen të huaj të dyshimtë në protestën e Saliut, gjendja e akuzës kundër tij, domosdoshmërisht do të sjellë goditjen penale për një krim të rëndë./CNA.al
The two candidates for Kurbini Municipality, Alfred Dajçi ...
Interior Minister Bledi Çuçi and the Director of Police, M...
Kandidatja e Primareve për Bashkinë e Tropojës Mimoza Hajd...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, during a mee...
A day before the PD primary elections, Ymer Barçi presente...
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për pëpl...
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga gara e primareve në ...
The candidate for the primaries of the Democratic Part...
Fatmir Merkoçi, the candidate of the Democratic Party'...
Partia Demokratiker do të zhvillojë “Primaret” këtë të die...
Analysts Mentor Nazarko, Mentor Kikia, Neritan Alibali...
On December 6, there will be two very important events in ...
The member of the National Council of DP, Rudina Hajdari, ...
The Albanian journalist who lives in the USA, Robert P...
Belind Këlliçi ka folur sërish lidhur me protestën e 6...
Analisti Andi Bushati ka zbërthyer strategjinë e presi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur sërish për pr...
Former journalist Tedi Blushi, today one of the secret...
Takimi i 15-të në nivelin e komitetit parlamentar të ...
When there are only two days left before holding the e...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Durres Customs has announced that today, during checks car...
A road accident was recorded a few minutes ago on the Pogr...
The State Police has published new footage from the operat...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
The United States, Australia, European allies and other co...
United States Secretary of Defense Pete Hegseth visited th...
Prices in the US in May rose at their fastest pace in thre...
Billionaire Bill Gates will appear today before a US Congr...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The first three months of this year have brought a record ...
The non-performing loan ratio returned to decline in April...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...