web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për Shqipërinë, pro Evropës/ Hajdarmataj:Më 6 Dhjetor, bashkë, të tregojmë realitetin

2022-12-03 13:04:00, Politikë CNA

Për Shqipërinë, pro Evropës/ Hajdarmataj:Më 6 Dhjetor,

Kandidatja e Primareve për Bashkinë e Tropojës Mimoza Hajdarmataja, ka reaguar pas deklaratës së Drejtorit të Pëëgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, për protestën e 6 dhjetorit.

Sipas Hajdarmatajt, protesta e së martës, 6 Dhjetor, duhet të shihet dhe do të jetë një mundësi e artë për ti treguar Evropës dhe evropianëve situatën reale në të cilën ndodhet Shqipëria, jashtë kamerave të propagandës qeverisëse.

Ish deputetja ka bërë thirrje që në mënyrë masive dhe paqësore, të gjithë në këmbë për të ngritur zërin ndaj varfërisë, rrënimit ekonomik, korrupsionit, krimit të lidhur me pushtetin dhe mbi të gjitha shpopullimit të Shqipërisë.

“Një i ri ikën nga Serbia për njëmijë banorë dhe ikin të paktën 10 nga Shqipëria. Ikën një nga Mali i Zi për 1000 banorë, ikin 16-17 nga Shqipëria! Ikën një nga Kosova, ikin më shumë se 4-5 nga Shqipëria.

Sepse këtu, një km rrugë e re kushton gjashtë herë më shtrenjtë se sa në Serbi dhe shpesh, edhe dhjetë herë më shtrenjtë se një vend i BE-së, sepse këtu në kulmin e krizës, kur duhen bërë politika mbështetëse, politika sociale për shtresat në nevojë, bëhen skandalet më të mëdha korruptive.

Partia Demokratike është partia e themeluar mbi parimet e Bashkimit Europian; është partia më evropiane në historinë e vendit; është partia që mundësoi anëtarësimin në NATO e liberalizimin e vizave. Ndaj, as nipi i Spiro Kolekës dhe as djali i Kristaqit nuk mund të hiqet para shqiptarëve si më europiani.

Ai e ka zgjedhur drejtimin e tij, përkrah Serbisë dhe ish ministrit të Sllobodanit, Aleksander Vuçic. Ne e kemi zgjedhur drejtimin tonë që prej Dhjetorit '90, 32 vite më parë, drejt Perëndimit dhe vlerave që ai mbart.

Do të jetë sërish Partia Demokratike e cila do të bëj të mundur anëtarësimin e vendit ne familjen europiane.

Prandaj, motra dhe vëllezër, më 6 Dhjetor të gjithë së bashku Për Shqipërinë, Pro Evropës”, shkruan Hajdarmataj në rrjete sociale./CNA.al





17:25 POLITICS

Përplasjet PS-PD

Takimi i 15-të  në nivelin e komitetit parlamentar të ...

Lajmet e fundit nga