web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e

2022-12-04 16:48:00, Politikë CNA

Shembja e

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka “vajtuar” nga Tirana shembjen e objektit pa leje, "Prestige Resort" në Durrës. 

Ai shprehet se shkatërrimi i pronës pa leje të një pronari mediash është një provë e marrëzizë së Edi Ramës.

“30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.”- shprehet Noka, i cili harron se shqiptarët kanë halle më të mëdha nga kjo qeverisje se sa shkatërrimi i pronës pa leje të Irfanit.

Deklarata e plotë:

Hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak.

Edhe pse mbeteshin vetëm pak orë para se gjykata Administrative të shprehej për anulimin ose jo të vendimit për shembjen, jeniçerët e qeverisë kanë shtypur butonin e tritolit.

30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.

Qindra punonjës kanë humbur punën, rrogat dhe sigurinë për fëmijët dhe familjarët.

Sektori mediatik është tkurrur dhe do t’i rikonsiderojë kritikat dhe linjat editoriale ndaj qeverisë.

Komuniteti i biznesit është tulatur kur ka parë një investim madhor të përfundojë në det.

Shqiptarët e mëdyshur, të ikin apo të rrinë në Shqipëri, kanë ‘votuar’ pro largimit.

Shqiptarët e mbetur këtu, ashtu si në rastin e kompleksit Jon në Vlorë apo të Agon Channel në Tiranë, do ta paguajnë një më një faturën financiare që një gjykatë europiane do t’i lëshojë qeverisë shqiptare.

Partia Demokratike i neverit dhe dënon me ashpërsi vendime dhe akte të tilla, që janë imitime të verbra dhune dhe frike ushtruar nga Talebanët në Afganistan.

Ne i mëshojmë fort idesë se vlerat universale si e drejta e pronës, lirisë së shprehjes dhe qëndrimeve, apo dhe e drejta për t’u ankimuar dhe dëgjuar në gjykatë, janë të patjetërsueshme.

Kur këto të drejta shkelen publikisht dhe përdhunisht, vendi dhe qytetarët e tij janë në rrezik.

Sido që të jetë, dhuna qeveritare nuk na tremb dhe Edi Ramës do t’i përgjigjemi me forcën e së drejtës me drejtësinë e popullit dhe me mbështetjen e vlerave europiane.

December 6 is the day, and the Boulevard is the place to say Stop to this gang, which sells barbarism for the force of law and uses the law as it pleases to scare political opponents and media critics.

A call to internationals is valid today and in any case: Enver Hoxha started it like this, hitting merchants and political opponents.

In the end, after cleaning up the internal affairs, he also kicked out unwanted foreign embassies and diplomats.

It's time to face this nonsense. It's time to leave Albania!

We cannot be spectators at the construction site of a madman, who considers violence a job and the law a rope for those who disobey.

Let's get together on Tuesday and blow up his illusion that he can do whatever he wants with Albania. /CNA.al





Lajmet e fundit nga