web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Non grata apo jo/ Rama njeh Berishën si kryetar të PD-së, ia plas hapur Alibeajt

2022-11-09 11:40:00, Politikë CNA

Non grata apo jo/ Rama njeh Berishën si kryetar të PD-së, ia plas

Me 3 nëntor, Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, pasi në seancë nuk është paraqitur përfaqësuesi ligjor i PD-së së këtij grupi Indrit Sefa.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 10 nëntor.

Pavarësisht se çështja është ende në dyert e drejtësisë, kryeministri Edi Rama, ka rikonfimuar edhe njëherë sot, se kë njëh për kryetar të PD-së.

Gjatë një replike me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Ramanë mënyrë indirekte ka rikonfirmuar se njeh për kryetar të PD-së, Berishën.

Ai është drejtuar Alibeajt, duke i thënë së bën sikur je kryetar i PD-së.

“Je bishti i non gratës. Pavarësisht se non gratën nuk e ke në krye dhe bën vetë sikur je në krye, ti non gratën e ke në kokë. Ti je një bedel”, i ka thënë Rama Alibeajt./CNA.al





Lajmet e fundit nga