web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Noka i kërkon

2023-12-14 11:53:00, Politikë CNA

Noka i kërkon

Deputeti Flamur Noka gjatë përplasjeve që pati me gardistët në derën kryesore hyrëse të Kuvendit, nuk harroi të "thumbonte" as gazetarët e medias së Carlo Bollinos. 

Në momentet që gardistët nuk po e lejonin të futej në Kuvend për të marrë pjesë në seancat plenare, Noka u shpreh ndaj gazetares së Report TV që kjo e fundit t'i thoshte Carlo Bollinos, që të futej mik tek Lindita Nikolla që gardistët t'i hapnin derën. 

"Thuaj Carlos të hyjë mik te Linda të hapë derën. Carlo tani është pronar, dikur ishte gazetar. Ai është pronar i tokave të rrëmbyera", u shpreh Noka. 

Ndërsa gazetarja u përgjigj se Carlo Bollino është vetëm gazetar./CNA

 





Lajmet e fundit nga