web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisin punimet për

2023-04-03 14:06:00, Politikë CNA

Nisin punimet për

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njëherësh dhe zëvendëse kryeministre, Belinda Balluku ka njoftuar se kanë nisur punimet për "Koridorin e 8".

Gjatë fjalës së saj në Këshillin Kombëtar të Integrimin Evropian, Balluku theksoi nuk do të jetë pika kufitare e Qafë Thanës dalja në Maqedoni, por do të jetë një pikë tjetër më e afërt, e cila do të lidhet me anë të një tuneli.

“Pikën primare që ka qëllim qeveria është ndërtimi dhe lidhja e transportit dhe energjisë elektrike, e cila sjell një rritje ekonomike. "Koridori blu" dhe "Koridori i 8" janë dy rrugët më të rëndësishme. Ato do të sjellin prmirësim të ndërlidhjes dhe standartet e qarkullimit duke përmendur sigurinë rrugore, rritjen e shkëmbimit të mallrave. Ai është një koridor aksesi, pasi lidh Detin Mesdhe me Detin e Zi duke krijur kështu një koridor të sigurisë së lartë. Kemi nisur lotin e parë të koridorit të 8, "Elbasan-Qafë Thanë" por dalja nuk do jetë Qafë Thana por do të jetë një pikë më e afërt. Zv.kryeministri i Maqedonisë së veriut bën inagurimin e parë të "Koridorit 8". Nesër vihet guri i parë jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Maqedonia. Do ketë një pikë dalje të re e cila do të lidhet me anë të një tuneli. Me anë të kësaj ne nuk do të ndjejmë më largesë. Për Shqipërinë kjo është një vlerë e shtuar për transportin”, u shpreh Balluku./CNA





Lajmet e fundit nga