web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis nesër greva e pedagogëve/ Berisha thirrje studentëve: Të gjithë në protestë

2022-10-16 21:25:00, Politikë CNA
Nis nesër greva e pedagogëve/ Berisha thirrje studentëve: Të
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një thirrje për të gjithë studentët, kur ka mbetur vetëm një natë para fillimit të vitit të ri akademik.

Duke marrë shkas nga greva e paralajmëruar e pedagogëve, Berisha i kërkon studentëve dhe të gjithë punonjësve të universiteteve të dalin në protestë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri thotë se të gjithë duhet të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste për mospërmbushjen e kërkesave nga ana e Qeverisë.

?Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Unversiteteve!

Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave.

Të gjithë në protestë! Sb?, shkruan Berisha./ B.A. ? CNA.al

Nis nesër greva e pedagogëve/ Berisha thirrje studentëve: Të





22:52 POLITICS

Foto - Rama

Kryeministri Edi Rama luajti kukafshehthi me kryeministrin...

Lajmet e fundit nga