The gate of the fortified tunnel of Porto Palermo opens after 32 years/Rama: Tourist destination
For the first time after 32 years, the gate of the fortifi...

Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së saj në Lojrat Olimpike. Normalisht nuk duhet të kishte asnjë nevojë për të dhënë shpjegime sot, por ja që ne, shqipot, e kemi të vështirë të gëzohemi që të gjithë njëlloj kur Shqipëria bën një sukses.
Miza nën kësulën politike nuk na e lejon gëzimin e njëllojtë, po harbon duke zgjuar si përherë edhe mushkonjat e të shkuarës sonë të largët, të cilat e bënë Faik Konicën të shkruante dikur se shqiptarët të falin çdo gjë përveç suksesit.
Fatmirësisht jo të gjithë më, sepse ka në Shqipëri prej kohësh sot, një shumicë solide, përgjithësisht të heshtur, e cila është mjaftueshëm e emancipuar për të menduar me kokën e saj e për t’iu gëzuar çdo suksesi të Shqipërisë, pa u ndikuar hiç nga tallagjarizmi masiv i kanaleve, portaleve e socialeve, e pa marrë mend hiçasfare nga shitmendësit e zhurmshëm të kënetës së madhe politiko-mediatike.
Si e gjithë kjo shumicë ku bëj pjesë, u gëzova shumë edhe unë duke parë flamurin kuqezi të ngjitej për herë të parë në shtizat e sukseseve olimpike dhe e postova fotografinë e medalistit tonë të parë olimpik në histori, pa e fshehur dot kënaqësinë e frytit të punës që qëndron pas këtij suksesi historik.
I menjëhershëm ishte rebelimi i mizës së lartpërmendur dhe mushkonjave pas saj, që u turrën ta ngrinin nga varri legjendën e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampurin, duke vënë kujën e nxjerrë gjuhën e infektuar, pse unë shkruajta që e mbrëmshmja ishte medalja e parë në histori. Sipas tyre e para ishte medalja e artë e Ymer Pampurit në Lojrat Olimpike të Mynihut në vitin 1972!
Por e vërteta është siç e thashë dhe siç e thotë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në postimin e tij të mbrëmshëm e në tabelën e tij të medaljeve në historinë e lojrave olimpike. Ymer Pampuri bëri një sukses e bujë të jashtëzakonshme duke dalë i pari në stilin e forcës (asokohe kishte tre stile gara e ngritjes së peshave), por i nënti në klasifikimin e garës olimpike të Mynihut, si rrjedhojë e rezultatit shumë më të ulët në tre stilet e kombinuara.
Medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror që atë vit luhej paralelisht në të njëjtën garë olimpike. Ky fakt nuk ia heq assesi shkëlqimin paraqitjes befasuese të Ymer Pampurit në atë kohë kur Shqipërinë nuk e njihte askush dhe kur rezultati i tij në stilin e forcës i dha vendin e parë në botë në atë stil, po jo medaljen olimpike, e cila jepet gjithnjë për rezultatin e kombinuar jo për një stil të vetëm. Kaq dhe kështu është historia e paharrueshme e Ymer Pampurit, i cili po atë vit doli edhe i dyti në Europë në stilin e forcës.
Miza dhe mushkonjat prapa saj, nuk e lanë pa e vënë kujën e pa e nxjerrë gjuhën edhe për faktin se medalisti ynë i parë në histori, Chermen Valiev, është një talent nga Osetia - zona e pushtuar e Gjeorgjisë prej trupave ushtarake ruse - i cili erdhi në Shqipëri, mori nënshtetësinë shqiptare dhe derdhi shumë lotë pse një gjykim i dyshimtë i katër sekondave të fundit në ndeshjen e mëparshme, i hoqi mundësinë të garonte në finale për medaljen e arit, pasi ishte kualifikuar për në Paris duke eliminuar në mes të Stambollit kampionin olimpik turk të Lojrave të Tokios.
Padyshim që gjuhëjashtët e suksesit të madh të Shqipërisë mbrëmë, të cilët janë përgjithësisht po ata që nxjerrin gjuhën për çdo sukses ndërkombëtar e çdo progres të vendit tonë të përbashkët, jo vetëm nuk duan t’ia dinë se në kohët e sotme, në plot skuadra kombëtare të vendeve të Europës, në gjithëfarë disiplinash sportive, ka sportistë të lindur gjetkë dhe të birësuar nga vende të ndryshme për të arritur sa më shumë rezultate për flamujt e tyre, po as nuk kanë si ta dinë se çfarë gare bëhet nga federatat e komitetet olimpike për birësimin e këtyre talenteve.
Dhe patjetër, nuk kam as si dhe as pse e fsheh, që fakti se Shqipërisë sot nuk ia birëson më as Greqia fqinje si deri dje, e as ndonjë vend tjetër, jetimët e braktisur nga atdheu i tyre si Luan Shabani, që u detyrua me pahirin e kushteve mjerane dhe indiferencës së injorancës sportive në pushtet në Shqipëri, që medaljet olimpike t’i synonte e t’i merrte si i birësuar nga Greqia, sepse sot, Shqipëria ka krijuar kushte optimale jo vetëm për talentet e veta në sportet individuale, po edhe pikërisht për të birësuar talente të ardhur nga vende të tjera.
Sot sportistët elitarë të ngjyrave të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare, jo vetëm shpërblehen më mirë se sa në shumë vende të Europës për rezultatet e larta në arenën e më të mirëve, po as nuk mbeten më rrugëve kur varin këpucët e garave në gozhdën e fundit të aktivitetit sportiv. Ata janë të integruar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me grada sipas rezultateve, pagë deri në fund të jetës aktive, si edhe pension në bazë të gradës. Madje në këtë grup nderimi kombëtar, përfshihen edhe kampionët olimpikë të Kosovës, vajzat fantastike të trainerit gjenial Driton Kuka, i cili së bashku me të vëllanë, ka krijuar në palestrën e Pejës një oaz suksesesh mbarëbotërore.
Miza dhe mushkonjat e nënkësulës politike, kinse patriotike, e përqeshën gjuhëjashtë edhe numrin e vogël të përfaqësueses shqiptare në Paris, por nuk kanë se si ta kujtojnë dot që Shqipëria e deri para dhjetë vjetëve nuk kishte as palestra shkollash, as një pallat lojrash me dorë të standarteve europiane, as stadium për skuadrën kombëtare, të cilën e gjetëm në kushtin e tmerrshëm të FIFA-s dhe UEFA-s për t’i luajtur ndeshjet e shtëpisë jashtë Shqipërisë, që kishte një stadium për faqen më të zezë të futur në listën e zezë të UEFA-s e FIFA-s dhe që nga ana tjetër, nuk e kishte as një Komitet Olimpik Shqiptar që meritonte të quhej i tillë.
Sporti kombëtar nuk ngrihet as me frymën e shenjtë, as me dritëshkurtësinë kinse patriotike të mizës nën kësulën politike e të mushkonjave që i shkojnë mbrapa, e as thjesht e vetëm pse do një qeveri e radhës, po ngrihet me vizion e strategji afatgjatë, duke kultivuar farën e lëvizjes sportive nga moshat më të vogla dhe duke u mbështetur në partneritete të forta me Komitetin Olimpik të vendit apo Federatën e Futbollit, e cila për vetë peshën e sportit më popullor në botë kërkon dhe ha bukë veç.
Gjuhëjashtët e pandashme të rrugës sonë, nuk kanë se si të mos e konsiderojnë rastësi faktin që në dhjetë vitet e fundit kombëtarja jonë ka shkuar dy herët e vetme në histori në finalet e Europianit dhe nuk kanë se si të pranojnë që suksesi i mbrëmshëm historik i medaljes së parë olimpike të Shqipërisë, lidhet edhe me përpjekjet e përbashkëta të këtyre viteve, kur vizioni dhe puna e admirueshme e drejtuesve të lartë të FSHF-së e të KOKSH-it, janë harmonizuar me vizionin e me punën e përkushtuar të qeverisë për sportin, duke parë larg e duke bërë përditë nga një hap të vogël në një rrugë ende të gjatë. Po natyrisht pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë./CNA
For the first time after 32 years, the gate of the fortifi...
Today, on August 11, 2024, in the foreign exchange mar...
Prime Minister Edi Rama has made a reaction regarding ...
The vice-president of the Freedom Party, Erisa Xixho, ...
Former Prime Minister Sali Berisha has commemorated th...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, visited the cit...
The Democratic Party has denounced this Saturday the l...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in...
The Parliamentary Group of the Democratic Party has to...
Prime Minister Edi Rama held a phone call with the Pre...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, is...
On Wednesday, a video was published where Mirel Mërtir...
The Chairperson of the Health Commission, Zheni Gjergj...
The chairman of the DP Parliamentary Group, Gazment Ba...
The Assembly will convene the Council of Legislation t...
The Parliamentary Group of the Democratic Party submit...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ac...
The Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructu...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minist...
The Parliamentary Group of the DP demands the calling ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...