Another lawyer in the Primary/ Race for the Municipality of Cërrik
Ankelita Çela, lawyer, has today presented her candidacy f...

Në një takim të zhvilluar me disa dhjetra qytetarë të Tiranës dhe me anëtarë e dashamirës së LRE, Arian Galdini ka shpalosur synimin e tij për të qenë kandidati i kësaj partie për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Ideja dhe synimi i Galdinit për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës vijnë herët në kohë që në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Por edhe pse Arian Galdini asokohe ia doli mbanë të mblidhte firmat e nevojshme mbështetëse të mbi 3200 qytetarëve, KQZ e njëanshme e PS për shkak të mospjesëmarrjes së Opozitës në zgjedhje, nuk ia lejoi padrejtësisht dhe arbitrarisht Galdinit që të konkuronte.
Kësaj radhe duket se Kryetari i LRE e ka vendosur ta ripropozojë kandidmin e tij duke synuar konkurimin për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë takimit në Hotel Tirana International, Ejona Mema - NënKryetare e LRE deklaroi se: "LRE nis fushatën sensibilizuese për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse të qytetarëve të Tiranës sepse LRE dëshiron që kandidati i saj të jetë kandidati i qytetarëve."
Ndërsa Kryetari i LRE për Tiranën z. Genti Sinani u shpreh se: "Ne si LRE jo vetëm do të synojmë të kemi kandidatin tonë për Kryetar Bashkie me mbështetjen e firmave të qytetarëve, por edhe një listë dinjitoze të LRE Lëvizja e Re për këshillin bashkiak të Tiranës."
Më tej Kryetari i LRE z. Arian Galdini e mori fjalën duke shpalosur edhe synimin e tij për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës si edhe parimet bazë të Projektit të tij Programatik për këtë kandidim.

"Ne si LRE jemi një parti e re politike. Vetëm 2 vjet histori kemi por ama kemi një histori unike. Ne nuk jemi parti si çdo parti tjetër konvencionale. Ne nuk kemi lindur as parti e ish komunistëve e as si parti e ish sigurimsave. Ne nuk kemi lindur as si Parti e Ramiz Alisë, e as si e Nexhmije Hoxhës, as si e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, e as si parti e Byrosë Politike, as si parti e Xhorxh Sorosit e as si parti e Erdoganit, as si parti e Gylenit e as si parti e Shërbimeve Sekrete, as si parti e UDB e as si parti e Asfalisë Greke, as si parti e Oligarkëve, e as si parti e krimit të organizuar, as si parti e Sali Berishës, e as si parti e Fatos Nanos, as si parti e Ilir Metës, e as si parti e Edi Ramës, as si parti e Lulzim Bashës, e as si parti e Erion Veliajt.
Ne kemi lindur si parti e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. Asnjë ish zyrtar, asnjë ish drejtues, asnjë ish ofiqar, asnjë ish deputet, asnjë ish Kryetar Bashkie, asnjë ish Drejtor, asnjë i korruptuar apo i inkrimimuar, i asnjë partie, i asnjë pushteti, as i majtë e as i djathtë, nuk është në LRE. Janë të dekurajuar, të gjithë ishët që janë me ngarkesa korrupsioni apo ligjshkeljeje, madje jo vetëm të dekurajuar, por janë të ndaluar që të vijnë në LRE.
Ne në LRE duam e pranojmë vetëm njerëz të ndershëm e të papërlyer. Prandaj edhe hyrjen tonë në zgjedhje ne e kemi si partia e qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë me kandidatët e qytetarëve të mbështetur nga firmat e qytetarëve. Prej sot ne si LRE do të përpiqemi të mbledhim 3500 firma mbështetëse të qytetarëve që në garën për Bashkinë e Tiranës të jetë edhe alternativa e qytetarëve edhe kandidati i qytetarëve. Do të bëjmë gjithë sa mundemi që ti mbledhim 3500 firmat. Nëse ia dalim mbanë, atëherë unë do të jem kandidati i LRE dhe i qytetarëve për Kryetar Bashkie i Tiranës..." - deklaroi Arian Galdini./CNA.al
Ankelita Çela, lawyer, has today presented her candidacy f...
The two PD deputies, Edi Paloka and Bujar Leskaj, were sus...
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku vijuar me a...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tashme kan...
While the issue of Albanian immigrants is the headline...
Tre janë emrat e kandidatëve që do të garojnë në Primare p...
At the press conference, the Minister of Economy and Finan...
Alfred Berberi is the candidate for mayor of Maliqi. Barb...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e th...
In the conference held with the media on investments in tr...
Today's debate in the Economy Commission regarding the Por...
Thellohen debatet në komisionin e Ekonomisë, në lidhje me ...
Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në mbledhjen e Komisionit t...
“Projekti i Portit të Durrësit”, ka shkaktuar debate të as...
Ilir Meta ka pranuar mbrëmë se LSI dështoi dhe u shkatërru...
Ilir Meta stated in Now with Erla Mëhilli that the Fre...
Ilir Meta, the chairman of the incinerator party, dece...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The head of the DP, Sali Berisha, has publicly respond...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...