web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen Braçe-Spaho/ Fyerje dhe tone të larta mes deputetëve

2022-11-15 09:56:00, Politikë CNA

Përplasen Braçe-Spaho/ Fyerje dhe tone të larta mes

Thellohen debatet në komisionin e Ekonomisë, në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Një përplasje replikash mes deputetit socialist Erion Braçes dhe deputetit të PD-së, Edmond  Spahos ka kaluar në fyrje.

Braçe ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur, ndërsa Spaho ka këmbëngulur që të vijë ministrja.

Përplasja mes dy deputetëve

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

Spaho: Të vijë ministrja.

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti./CNA.al





Lajmet e fundit nga