web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeni hajdut të paskrupullt, të vijë hidrauliku i kryeministrisë”/ Debat i ashpër në Komisionin e Ekonomisë

2022-11-15 09:28:00, Politikë CNA

“Jeni hajdut të paskrupullt, të vijë hidrauliku i

“Projekti i Portit të Durrësit”, ka shkaktuar debate të ashpra mëngjesin e sotmë në Komisionin e Ekonomisë.

Deputetët e PD –së, vijojnë të flasin për një aferë të madhe korruptive.

Edmond Spaho, deputet i PD –së, ka kërkuar që pjesëmarrjen e ministreve Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, që sipas tij duhet të japin llogari.

“Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë”, ka thënë Spaho, duke shkaktuar kështu reagimin e kryetarit të komisionit, i cili e ka akuzuar për fyerje.

Debati:

Edmond Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharke, po flasim për iplikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla

Eduart Shalsi: Në konferencën e kryetarëve është marrë një vendim, dhe nuk po bëjmë një procedurë, sikundër ka ndodhur dhe ka shumë shembull, tradita parlamentare.

Edmond Spaho: Ça tradite?

Eduart Shalsi: Më lër të flas, të lutem

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë.

Eduart Shalsi: Të të vij turp të thuash hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën

Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar palate./CNA.al





Lajmet e fundit nga