web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD çon në Kushtetuese koncensionin e Butrintit

2022-11-14 15:03:00, Politikë CNA

PD çon në Kushtetuese koncensionin e Butrintit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, deklaroi para mediave se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi, e cila shfuqizon vendimin për koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ajo njoftoi se për këtë kanë firmosur 36 deputetë, mes tyre edhe nga Partia e Lirisë.

Zhupa theksoi se padia është ngritur nga 4 avokatë dhe lidhet me vjedhjen e pasurive publike dhe se padia është ngritur bazuar në ligj ku janë renditur një sërë shkeljesh.

 “Jemi përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të depozitojmë padi kundër koncensionit të Butrintit. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të ligjit se krijojnë dëme të pariparueshme. Kjo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputet të kuvendit të Shqipërisë. Çështja është me shumë rëndësi, ne kemi ardhur me 36 firma ku 1 është deputeti Dashamir Shehi, 3 të Partisë së Lirisë dhe të tjerat të PD. Lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike, është një padi e përgatitur nga katër avokatë. Është një padi që do të fitojë Butrinti, do të fitojnë Shqiptarët”, tha Zhupa.

 

Kujtojmë se deputetja Ina Zhupa ka qënë një ndër figurat që e kanë ngritur më shpesh shqetësimin për Parkun e Butrintit dhe shpesh ka debatuar edhe me ministren e kulturës Elva Margariti, me pretendimin se parku i Butrintit po i jepet për 10 vite privatit. 

Më herët Zhupa ka shprehur se vendimi për këtë projekt është marrë pa u konsultuar me ndonjë arkeolog dhe nuk ka marrë asnjë aprovim nga UNESCO./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga