web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boçi lë mandatin e deputetit për të udhëhequr Elbasanin/ Ja kush e zëvendëson në Kuvend

2022-11-14 11:52:00, Politikë CNA

Boçi lë mandatin e deputetit për të udhëhequr

Nënkryetari PD-së Luçiano Boçi ka zyrtarizuar kandidaturën për në Primaret për Bashkinë e Elbasanit.

Boçi do të heqë dorë nga mandati i deputetit, madje ka njoftuar edhe kandidatin në listë që do të zëvendësojë në Kuvend.

Ai është Qani Xhafa.

Boçi lë mandatin e deputetit për të udhëhequr
Qani Xhafa

“Vendimi për të kaluar në garën për pushtetin lokal ka qenë i atyre që më kanë votuar. Kalkulimet janë në funksion të demokratëve. Pjesa tjetër e zëvendësimit. Personi që më zëvendëson është Qani Xhafa është një nga njerëzit më me influencë në zonë. Ka marrë një numër të madh votash. Ka dhënë rezultate që banorët e vlerësojnë. Pozicionimi i tij ka qenë në shërbim të votuesit. Pozicionim do e artikulojë vetë në momentin kur do marrë mandatin”, deklaroi ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga