web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sot Tirana ndriçonte”/ Noka për protestën: Ky është cunami i njerëzve të lirë

2022-11-12 21:17:00, Politikë CNA
“Sot Tirana ndriçonte”/ Noka për protestën: Ky
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka

Thirrjes së opozitës për të protestuar kundër Qeverisë iu përgjigjën sot mijëra qytetarë, të cilët zbritën në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

Për këtë protestë ka reaguar pak më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Noka thotë se kjo protestë ishte cunami i njerëzve të lirë, i demokratëve, i opozitarëve, i socialistëve, i qytetarëve të pa parti, i kauzave të drejta dhe i besimit.

“Ky është cunami i njerëzve të lirë, i demokratëve, i opozitarëve, i socialistëve, i qytetarëve të pa parti, i kauzave të drejta, i besimit se ky vend do të ndryshojë. Sot Tirana ndriçonte nga energjia e tyre”, shkruan ai./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga