web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Affair with the Port of Durrës/ Berisha "shakes" the group of separatists

2022-11-14 14:50:00, Politikë CNA

Affair with the Port of Durrës/ Berisha "shakes" the group of

The affair of the Port of Durrës has awakened Lulzim Basha and the group of separatists.

After the accusations of the leader of the DP, that Lulzim Basha is a shareholder in this corruption affair, Enkelejd Alibeaj, deputy of the DP, also reacted.

Through a media conference, Alibeaj said that they have requested transparency on the agreement approved by the Parliament for the Port of Durrës.

According to him, there are legal and constitutional violations in this agreement.

“Në seancën plenare të ditës së enjte, ne kërkuam me forcë transparencë të plotë për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Në përgjigje të kësaj kërkese, një ditë më pas, Kuvendi na vuri në dispozicion dokumentacionin e kësaj marrëveshje.

Nga studimi që deputetët e Grupit Parlamentar, së bashku me ekspertët tanë, i kanë bërë materialeve të vëna në dispozicion, kanë rezultuar shkeljet kushtetuese dhe ligjore, si vijon:

1. Shkelja e neneve 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit: MSA-ja, e firmosur në vitin 2006 dhe hyrë në fuqi në vitin 2009, sanksionon se cdo ndihmë shtetërore që shteti shqiptar i ofron sipërmarrjeve të caktuara, e cila shtrembëron apo dëmton konkurrencën është në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Përcaktimi me ligj të posacëm i të drejtave dhe privilegjeve që një sipërmarrje private përfiton për realizimin e një projekti publik, përbën një shkelje flagrante të MSA-së.

Lidhur me praktikën e ligjeve speciale, Komisioni Evropian është shprehur në dy raste, ligji për Teatrin Kombëtar dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke konstatuar se përcaktimi me ligj i operatorëve që përfitojnë kontrata publike është në shkelje të detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të MSA-së.

Në rastin konkret, pa asnjë lloj gare, konkurrence apo transparence, qeveria shqiptare ka përcaktuar sipërmarrjen private që gëzon të drejtën për të zhvilluar projektin e portit të Durrësit.

2. Shkelja e nenit 11 dhe 18 të Kushtetutës: Kushtetuta garanton lirinë e veprimtarisë ekonomike, ku përfshihet edhe konkurrenca, dhe mbrojtjen në mënyrë të barabartë të pronës publike dhe private me ligj. Në rastin konkret, rezulton se jo vetëm është cënuar liria e veprimtarisë ekonomike dhe konkurrenca, por edhe mbrojtja që duhet të gëzojë prona publike. Kushtetuta përcakton se kufizimi i kësaj lirie mund të bëhet vetëm me ligj dhe për interesa publikë. Pra, kufizimi i kësaj mbrojtje që ofron Kushtetuta mund të ishte e lejueshme vetëm për sa kohë është përcaktuar me ligj dhe bëhet për interes publik. Sic do të shohim në vijim, është e qartë se në rastin konkret nuk mbrohet interesi publik, përkundrazi cënohet rëndë. Ndërkohë, përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kontributi në strehimin social, është një trajtim i diferencuar që diskriminon padrejtësisht të gjithë ndërtuesit e qytetit të Durrësit, të cilët për zhvillimin e një projekti ndërtimi janë të detyruar t’i paguajnë këto detyrime”, është shprehur Alibeaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga