web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

300 milion euro taksa i falen një kompanie fantazmë/ Pse Tabaku nuk  pyet Bashën për Portin e Durrësit?

2022-11-15 09:47:00, Politikë CNA

300 milion euro taksa i falen një kompanie fantazmë/ Pse Tabaku nuk

Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku deklaron se në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, 300 milion euro taksa do i falen një kompanie fantazmë.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se Lulzim Basha është një nga aksionerët në projektin më të përfolur ditët e fundit.

Nga ana tjetër , deputetët që qëndrojnë pranë tij, dalin dhe flasin për miliona euro që do i jepen një kompanie fantazmë.

Po, për lidhjet e Lulzim Bashës me ketë projekt heshtin, ndërkohë që përmendin shifra të majme dhe offshore.

“Unë e di që çdo familje shqiptare zgjohet në mëngjes dhe bën llogaritë me çmimet e rritura të produkteve, që nga buka, qumështi, tek çmimi i karburantit, tarifat e arsimit, transporti publik. Çdo gjë tjetër në Shqipëri është më shtrenjtë si pasojë e taksave.
Kush është përgjigja e qeverisë? Zgjohet e ngryset vetëm me një ide; çfarë PPP-je do të japë?

Si Porti i Durrësit që do diskutohet që sot në mëngjes në Kuvend.
300 mln euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj.
Kush është zgjidhja?
Unë mendoj që argumenti më i mirë është tregu i lirë, konkurenca, meritokracia, buxheti në shërbim të qytetarëve, vendosja e prioriteteve që ka një dhe vetëm një t’i mbajmë shqiptarët këtu”, shprehet Tabaku në një video në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga