web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta nuk i ndahet Ramës/ I bën

2022-11-15 12:00:00, Politikë CNA
Ilir Meta nuk i ndahet Ramës/ I bën
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku vijuar me akuzat e tij kundrejt kryeministrit Edi Rama, lidhur me aferën e Portit të Durrësit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta u shpreh se ky projekt është një skemë për pastrimin e parave. 

Kreu i PL cilëson se edhe bashkimi Europian është shprehur kundër këtij investimi, pasi ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Fjala e plotë:

"Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës, pasi trajton në mënyrë të diferencuar bizneset e një kategore, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksa e Strehimit Social), ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë…

Ashtu siç del e qartë nga Plani i Financimit të Projektit, është e qartë se kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat.

Pra, rreth 130 milionë euro.

Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që investimi të vazhdojë…

Megjithëse Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë lidhur me pasaportat e Arta, për të cilat rrezikohet seriozisht lëvizja e qytetarëve shqiptarë në BE, marrëveshja e Edi Ramës parashikon që kush blen një apartament mund të marrë një pasaportë shqiptare, pra të lëvizë në të gjithë zonën Schengen.

Përse, Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë lëvizjen e lirë të Shqiptarëve?

Përgjigja është e qartë, për të pastruar para….

Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë që ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

A mungojnë në Europë investitorët shumë të fuqishëm dhe seriozë që mund të investonin seriozisht dhe me transparencë në Portin e Durrësit?

Cili është fati, kur do ndërtohet dhe a ka burim financimi për portin e ri të mallrave që do duhet të ndërtohet e që kushton mbi 1 miliardë e gjysëm Euro?

Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik, nuk është aspak turistik, dhe nuk është aspak transformues për potencialin turisitik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronen me strategjike te Shqiperise"- u shpreh Meta./CNA.al





11:43 POLITICS

Video-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tashme kan...

Lajmet e fundit nga