LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për pagat/ Begaj: Nuk ishte vendimi i deputetëve, u miratua në parlament

2023-06-01 12:14:00, Politikë CNA
Ligji për pagat/ Begaj: Nuk ishte vendimi i deputetëve, u miratua
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Begaj pak ditë më parë dekretoi tre ligjet, mes tyre ligjet për pagat e deputetëve dhe minsitrave si dhe për administrtatën.

Begaj sqaroi se ka zbatuar kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe se miratimi nuk u bë pas vendimit të deputetëve porn ë momentin që u miratua ligji në parlament.

Ai shtoi se nuk e ka votuar ligjin në të njëjtën ditë që është votaur në parlament.

“Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, është dhënë një dakordësi dhe miratimin paraprak për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”, ka deklaruar ndër të tjera Presidenti

Presidenti zbaton kushtetuën dhe ligjet e vendit, dua të sqaroj që nuk ishte një vendim i deputetëve, ishte një ligj i miratuar në parlament. Ligji në fjalë është për të rregulluar piramidën e pagave dhe për të rregulluar pagat e magjistratëve.

Presidenti ka marrë kohën e vetë për të vlerësuar ligjin, nuk e kam votuar në të njëjtën ditë që është votuar në parlament. Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, është dhënë një dakordësi dhe miratimin paraprak për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”, tha Presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga