web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ publikon ndarjen e vendeve për këshillat bashkiakë/ PD e vulës renditet forcë e tretë, PS merr shumicën e mandateve

2023-06-01 08:52:00, Politikë CNA
KQZ publikon ndarjen e vendeve për këshillat bashkiakë/ PD e
Ilirjan Celibashi

KQZ ka bërë zyrtar rezultatin sa i përket Këshillave Bashkiakë  në zgjedhjet e 14 Majit.

Për këshillat Bashkiakë ishin në garë 1613 mandate për 61 bashkitë e vbendit, ku shumicën e tyre e ka marrë Partia Socialiste.

Sipas të dhënvae nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 758 mandate. Më pas e dyta si forcë renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 292 mandate ndërsa PD e vulës renditet forcë e tretë me 7 mandate më shumë se PSD e cila ka marrë 116 mandate.

Nga të dhënat zyrtare shihet qartë se PS-ja jo vetëm ka fituar numrim më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA, por rendit forca e parë politike edhe sa i përket proporcionalit, duke marrë pjesën dërrmuese të vendeve në këshillat bashkiakë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga