web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është vlonjati që do të garojë për postin e Dritan Lelit?/ Flet deputeti socialist

2022-10-19 11:37:00, Politikë CNA

Kush është vlonjati që do të garojë për postin e

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj ka folur për zgjedhjet lokale 2023, duke konfirmuar se në Vlorë kandidat për kryebashkiak do të jetë një vlonjat.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Metaj tha se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.

“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedhur  kandidat të standardeve nga më të larta. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat. Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.

Në lidhje me kryebashkiakun aktual Dritan Leli, deputeti Metaj, ka qëndruar në linjën “Rama”.

Sipas tij, ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE dhe Vlora, ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë në këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”, u shpreh më tej Metaj./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga