web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Putini “asi” nën mëgë i Ramës/ Mbulesa e Kryeministrit për fushatë përballë krizës energjitike

2022-10-19 10:43:00, Politikë CNA

Putini “asi” nën mëgë i Ramës/ Mbulesa e

Kryeministri Edi Rama e ka nisur tashmë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore 2023, edhe jo zyrtarisht.

Nga Përmeti ku ishte një ditë më parë, sot ai është zhvendosur në Gjirokastër , ku është takuar me bizneset atje.

Deklarata e Ramës kanë qenë të njëjta me ato në Përmet në lidhje me krizën energjitike.

Sipas tij çmimi i energjisë në vendin tonë nuk ka ndryshuar ndërsa ka shtuar se qeveria shqiptare po u bëhet mburojë qytetarëve.

“Bota, Europa e Shqipëria kanë hyrë në një epokë të re kërcënimesh e rreziku që vjen nga përshkallëzimi i një konflikti që ka degraduar. Po flitet për luftën bërthamore sikur po flitet për një përplasje me gurë në lagje . Edhe pse ne nuk jemi aty ku është konflikti jemi nën goditjen e inflacionit të kësaj lufte. Jemi ndaj agresionit ekstrem ndaj Perëndimit. Basti i Putin është  rrëzimi i Putin është rrëzimi i Perëndimit nga dimri. Po flitet sot për një dimër që do të jetë më i vështiri pas luftës së Dytë Botërore. Europës i janë kufizuar burimet e energjisë. Ne jemi ende të pa goditur në këtë aspekt. Ne vazhdojmë të funksionojmë me çmimet e paraluftës, ndërkohë ajo që nuk duket është ajo që paguan  buxheti, arka e përbashkët e shtetit. Besoj se qeveria është këtu për t’u bërë mburojë qytetarëve”, u shpreh Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga