web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi mburr Metën/ Në kohën e tij kishte më shumë para

2023-02-28 22:56:00, Politikë CNA
Kryemadhi mburr Metën/ Në kohën e tij kishte më shumë
Deputetja Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi ka mburrur bashkëshortin e saj, njëkohësisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Kryemadhi tha në një intervistë me Beti Njumën se në kohën e Ilir Metës shqiptarët kishin më shumë para.

Ajo pretendon se atëherë në vendin tonë kishte një tjetër standard jetese.

?Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind. Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kshin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion?, është shprehur deputetja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga