web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi “lan sërish duart si Pilati”/ Pushtetet Ramës ia dha Basha

2022-09-05 21:53:00, Politikë CNA
Kryemadhi “lan sërish duart si Pilati”/ Pushtetet Ramës ia
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shfajësuar sërish për pushtetet që opozita i dha Qeverisë, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. 

Teksa komentoi sërish këto dy hapa të hedhura nga opozita dhe rikthimin e Ilir Metës në opozitë, Kryemadhi tha në Syri Tv se vendimet u morën nga Lulzim Basha.

Sipas saj, ato ishin pjesë e lojës Basha-Rama për t'i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. 

"E kishim të domosdoshme një risjellje, një ristartim total jo vetëm nga ana organizative, por edhe nga vizioni politik. Sepse vendimet e gabuara të djegies së mandateve, të bojkotit të zgjedhjeve lokale, vendime emocionale, por edhe të kushtëzuara prej të qenurit opozitë e bashkuar, që tregoi që ishte një nga vendimet më të gabuara. Sot akoma më shumë bindemi që ka qenë një lojë e përbashkët Basha-Rama për t'i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. Tregoi edhe njëherë që vazhdimësia e Ilir Metës në politikë është e domosdoshme", theksoi Kryemadhi./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga