web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petro Koçi: Bashkëpunëtorët e sigurimit kanë qenë përherë tek opozita

2022-09-05 21:45:36, Politikë CNA
Petro Koçi: Bashkëpunëtorët e sigurimit kanë
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi tha për ?Now? me Erla Mëhillin se në përgjithësi ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë te opozita.

Ai kujtoi se asokohe quheshin zyrtarë të Sigurimit të Shtetit.

?Individët që janë peng i një rasti të tillë janë të prirur që të përdoren nga të tjerët në procesin politik, në qeverisje apo në ligjbërje,? ? u shpreh deputeti.

Koçi komentoi se komisionet Bezhani dhe Mezini janë ngritur me konsensus në vitin 96? dhe 98? dhe e vetmja pengesë është ndërhyrja ne ligj që pengonte që Autoriteti i Dosjeve të shqyrtonte rastet e atyre që e kanë kaluar Komisionin Bezhani apo Mezini.

Në themel të çështjes nuk ka ndryshuar asgjë, sipas tij.





Lajmet e fundit nga