web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta kërcënon sërish Ramën/ Do ta palos, e njoh mirë

2022-09-05 20:02:00, Politikë CNA
Meta kërcënon sërish Ramën/ Do ta palos, e njoh mirë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me kërcënimet ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Berat.

Teksa para pak ditësh paralajmëroi se do t’i shkulë dhëmbët dhe dhëmballët, sot Meta tha se do ta palosë Edi Ramën.

Ish-presidenti deklaroi se pavarësisht se kreu i qeverisë duket e gjatë, ai e njeh mirë.

“Tani është koha, t’ja marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ja kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Sa herë të dojë populli. Përmes referendumit populli do kontrollojë Kuvendin, Qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike.

Ne jemi parti e institucioneve, nuk do të kishte ndodhur kurrë që LSI do kishte dalë nga parlamenti. Ne do ta shembim Edi Ramën, do e palosim. Ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë Edi Ramën.

Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave, se kjo nuk ndodh prej vitesh.

Ky nuk do t’ja dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje.  

I will be in front of the Parliament together with you and the Albanian citizens, so that their voice can be heard. we will carry forward this anti-corruption revolution", underlined Meta./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga