web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimet në fushën e mbrojtjes/ Rama: Do bashkëpunojmë me NATO-n për Porto Romanon

2025-09-17 09:28:00, Politikë CNA

Investimet në fushën e mbrojtjes/ Rama: Do bashkëpunojmë me

Kryeministri Edi Rama në konferencën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Bruksel tha se Shqipëria po investon në fushën e mbrojtjes për të qenë në nivelet e Bashkimit Europian.

Rama tha se vendi ynë do të bashkëpunojë me aleancën për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

"Gjithmonë kënaqësi t’ju takoj jo vetëm për marrëdhënien tonë afatgjatë por kemi gjithmonë diçka për të mësuar. Ne po mundohemi, po ecim përpara, po investojmë  në industrinë e mbrojtjes që të jemi në standardet e Bashkimit Europian.

Do të bashkëpunojmë me NATO-n për portin e ri në Porto Romano.

Faleminderit që na pritët dhe jeni numri një që keni kaq energji në mëngjes", tha Rama në konferencën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga