web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdutëria e bandës famoze të

2024-04-23 14:15:00, Politikë CNA

Hajdutëria e bandës famoze të

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se në ditët në vijim do të sjellë të tjera dokumente tronditëse në lidhje me korrupsionin në Bashkinë e Tiranës ku janë përfshirë drejtorët e kryebashkiakët dhe vetë Veliaj.

Këlliçi ka theksuar se Veliaj do të japë llogari për çdo vjedhje e abuzim që i ka bërë Tiranës, duke mos harruar as vdekjen e Ardit Gjoklajt, as shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, as vjedhjen e taksave të kryeqytetasve.

“Opozita është e angazhuar të mbajë premtimin e dhënë, për të bërë transparencë për bandën kriminale të Bashkisë Tiranë, ndaj ditët në vijim do të kemi të tjera dokumente tronditëse për korrupsionin dhe hajdutërinë e kësaj bande famoze.

Shtetasi Erion Veliaj, do të japë llogari për çdo vjedhje e abuzim që i ka bërë Tiranës, duke mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt, as shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, as vjedhjen e taksave të kryeqytetasve dhe ta harrojë se ka SPAK apo ndërkombëtar që e mbron dot”, tha Këlliçi.

Ndër të tjera u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës në 26 prill, në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës.

“Gjej rastin sërish, të ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e radhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Evropë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit, i cili do të mbahet mend si hajduti më i madh i këtij qyteti. O sot, o kurrë!”, u shpreh Këlliçi në një deklaratë për mediat./ CNA





Lajmet e fundit nga